🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 94.13 ▼0.72%
ARI 4,727 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,848 ▼ -1.38% ETH $2,286 ▼ -1.89% XRP $1.3882 ▼ -1.69% SOL $88.4800 ▼ -1.03%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.13 ▼0.72 % ARI 4,727 ▲0.35 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.13 ▼0.72 % ARI 4,727 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Kosova

KQZ jep të dhënat e fundit – koalicionet parazgjedhore dhe cilat parti marrin pjesë në zgjedhje e cilat jo?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 7 maj 2026 është përmbyllur afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve.

Këto obligime vlenin vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Gjatë periudhës 7-ditore (1 maj – 7 maj 2026), KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, mospjesëmarrje nga 9 parti politike dhe 3 koalicione.

Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9. Nisma Socialdemokrate.

Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit janë: 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); (2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

KQZ tutje thekson se janë duke vazhduar afatet për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Proceset e aplikimit për certifikim dhe dorëzimit të listave të kandidatëve do të zhvillohen në mënyrë elektronike, përmes platformës së KQZ-së, respektivisht përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).

I. Aplikimi për certifikim të subjekteve të reja politike, 2 maj – 10 maj 2026:

Nga data 2 maj dhe deri më 10 maj 2026, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatet e pavarur) duhet të dorëzojnë aplikimin online për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara konsiderohen automatikisht të certifikuara, andaj ky proces vlen vetëm për subjektet e reja politike, të cilat janë: koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

II. Dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, 2 maj – 12 maj 2026:

Ndërkaq, nga 2 maj – 12 maj 2026, të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online listën me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.