Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,535 ▼ -1.55% ETH $2,079 ▼ -1.04% XRP $1.3944 ▼ -1.43% SOL $87.3400 ▼ -1.52%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

KQZ: Operatorët Radiotelevizivë të dorëzojnë tarifat për transmetim të reklamave politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të kësaj deklarate publike, sjell sot ne vemendje të Operatorëve Radiotelevizivë me shtrirje lokale dhe kombëtare në të gjithë Shqipërinë, detyrimin që i ngarkon Kodi Zgjedhor për dorëzimin në KQZ të tarifave zyrtare për çdo segment kohor për transmetimin e reklamave politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 21 qershorit 2015.

KQZ4Komisioni Qendror i Zgjedhjeve argumenton duke cituar ligjin për Operatoret Radiotelevizive, duke u shprehur se “Në bazë të nenit 84 të Kodit Zgjedhor, Operatorët Radiotelevizivë me shtrirje lokale dhe kombëtare detyrohen që në çdo rast të zbatojnë tarifa të njëjta brenda të njëjtit segment kohor përgjatë gjithë kohës së fushatës”. Gjithashtu, po në këtë dispozitë të Kodit Zgjedhor përcaktohet se “Koha e përgjithshme e transmetimit të reklamave politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore nga secila radio dhe televizion privat, nuk mund të jetë më shumë se 90 minuta për secilën parti apo kandidat  të regjistruar për zgjedhje”.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton afatet për zbatimin e  urdhërimeve të Kodit Zgjedhor sa i përket publikimit të tarifave zyrtare të transmetimit të reklamave politike në faqen zyrtare të institucionit, www.cec.org.al,  kërkon  nga  të gjithë Operatorët Radiotelevizivë, që brenda datës 15 maj 2015, pesë ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, të dorëzojnë në KQZ tarifat e transmetimit të reklamave politike për çdo segment kohor gjatë fushatës zgjedhore.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq edhe një herë vemendjen e kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, të cilët në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nuk kanë sjell ende informacionin për Qendrat e Votimit  dhe hartat zgjedhore, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe të Udhëzimit të KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012.

“Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë 90 njësi të qeverisjes vendore që nuk kanë sjell informacion për Qendrat e Votimit dhe 235 njësi që nuk kanë sjellë informacion për hartat zgjedhore. J’u rikujtojmë kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, të bashkive dhe komunave, që të sjellin informacionin e kërkuar, pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 169 të Kodit Zgjedhor, do të procedojë me vendosjen e  saksioneve administrative (gjobë) në ngarkim të personave përgjegjës”, përfundon deklarata e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.