☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,810 ▲ +1.49% ETH $2,027 ▲ +2.58% XRP $1.3492 ▲ +1.42% SOL $83.2700 ▲ +0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kredia me probleme zbret në 18% në shkurt, pa fshirjen e huave në 2015-2016 do ishte 25.6%

Huaja me probleme në sistemin bankar shqiptar ka zbritur në 18.03% në fund të muajit shkurt, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë. Tendenca rënëse po konstatohet për të katërtin muaj radhazi dhe më e fortë ishte në dhjetor, me gati 2 pikë përqindje, si rrjedhojë e fshirjes nga bilanci të huave të humbura. Përgjithësisht në fund të çdo viti, bankat fshijnë nga bilancet huatë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen. Ato nuk figurojnë më statistikisht, ndonëse banka e vijon përpjekjen për mbledhjen e tyre.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2016, bankat kanë qenë më pak aktive ndaj procesit të fshirjes së kredive “të humbura” nga bilancet e tyre, duke larguar nga bilancet një portofol prej 14.6 miliardë lekësh, ndërsa në vitin 2015 u fshi një rekord prej 26.7 miliardë lekësh.
Në vlerë absolute, kreditë e pakthyera në afat në banka në fund të muajit shkurt ishin rreth 98 miliardë lekë, apo gati 715 milionë euro. Nëse i shtojmë dhe shumën e fshirë prej 41.3 miliardë lekësh në periudhën 2015-2016, stoku i huave të pakthyera do të ishte gati 140 miliardë lekë (mbi 1 miliard euro), apo rreth 25.6% e totalit të kredisë.

Si rrjedhojë, nëse huatë e pakthyera prej më shumë se tre vitesh nuk do ishin fshirë nga bilancet e bankave, treguesi i NPL-ve do të ishte më i lartë se niveli rekord i arritur në korrik 2014 prej 24.88%. Të dhënat tregojnë se më shumë se rënie reale, reduktimi i treguesit të NPL-së ka qenë një veprim statistikor, i ndikuar nga fshirja e kredive të humbura.

Edhe në vitin 2015, huatë me probleme ranë në 18.2%, për t’u rritur më pas në 21.44% në gusht 2016 dhe duke u rikthyer sërish në nivelin e fundit të 2015-n në dhjetor të vitit të kaluar. Negativisht ndikuan në sistem vitin e kaluar disa falimentime të mëdha, ku më kryesori ishte kompania e prodhimit të çelikut Kurum, që kishte gati 42 euro kredi në bankat shqiptare.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor thekson se viti 2016 shënoi progres të dukshëm në drejtim të zbatimit të Planit të Veprimit për uljen e huave me probleme. Krahas ndryshimeve në disa akte rregullative të Bankës së Shqipërisë, fundi i vitit solli edhe miratimin në Kuvend të disa përmirësimeve ligjore të rëndësishme, ku veçojmë ligjin “Për falimentimin” dhe ndryshimet në ligjin “Për zyrat e përmbarimit”. Banka e Shqipërisë vlerëson që këto përmirësime ligjore, do t’u japin bankave dhe aktorëve të tjerë që përfshihen në procesin e zgjidhjes së huamarrjes problematike, instrumente të rëndësishme për të përmirësuar efektivitetin e procesit dhe përshpejtuar uljen e huave me probleme në sektorin bankar.

NPL-shkurt2017

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.