Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.53 ▲3.55%
ARI 4,544 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,711 ▲ +1.25% ETH $2,022 ▲ +1.87% XRP $1.3223 ▼ -0.35% SOL $82.4200 ▲ +1.35%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.53 ▲3.55 % ARI 4,544 ▼0.29 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.53 ▲3.55 % ARI 4,544 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kreu i SPAK: Krimi shqiptar, i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se krimi shqiptar është i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai.

Në konferencën me Drejtorinë Kombëtare Italiane Antimafia dhe kundër Terrorizmit, Kraja nënvizoi se me këtë shtete kanë 18 skuadra të përbashkëta hetimore.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet, madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egra. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar”.

“Ne duhet të flasim me punë konkrete, duhet të themi çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër. E menduam takimin ndryshe që të ftojmë studentë të drejtësisë, kandidatë për prokurorë, që t’i japim mundësinë që të flasin edhe ata. Me rëndësi është që të shohim se çfarë duhet të diskutojmë”, u shpreh ai.

Kraja përfundon mandatin në dhjetor, ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.

3 janë kandidaturat për kreun e ri të SPAK. Pas Adnan Xholit, edhe prokurorët Edvin Kondili dhe Altin Dumani zyrtarizuan kandidimin për këtë post.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.