Kronika

Krimet e ish-komandove, Kodheli: Nuk është problem vetëm shqiptar

Krimet që kryhen nga ish-ushtarakë janë shqetësues jo vetëm në vendin tonë.

Jo më larg se dje një ish-komando shqiptar, që kishte kryer misione dhe në Afganistan kreu një krim makabër në Këlcyrë.

Ai theri me thikë një 65-vjeçar, me “justifikimin” se ky i fundit donte ta mbyste me një kokërr ulliri.

Për këtë çështje ka pasur një reagim edhe Ministrja Kodheli e cila gjatë një aktiviteti iu është përgjigjur interesit të gazetarëve.

Komandot që kthehen nga misione ushtarake e kryejnë krime janë problem të gjithë ushtrive në NATO apo dhe vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s. Nuk është problem vetëm në Shqipëri.

Dinamika e shërbimit të tyre është e tille. Komandot trajtohen me psikologë pas misionit, por vetëm gjatë kohës kur janë në ushtri. Kur ata largohen nga ushtria shoqëria duhet të jetë më e ndjeshme ndaj tyre. Para se të futen në ushtri atyre u behet test psikologjik.

Me parë nuk behej testi, por tani pas vitit 2013 ka nisur selektimi. Nga 1000 aplikantë fitojnë vetëm 200. Kemi nevojë për një seleksionim me të mirë të ushtarëve. Ish komandoja tek rasti i Këlcyrës është bërë pjesë e forcave të armatosura në vitin 2009 dhe është larguar në 2012”, thaKodheli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button