☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.12 ▼1.24%
ARI 4,748 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,649 ▲ +3.84% ETH $2,136 ▲ +5.9% XRP $1.3512 ▲ +3.39% SOL $83.4000 ▲ +3.63%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.12 ▼1.24 % ARI 4,748 ▲1.48 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.12 ▼1.24 % ARI 4,748 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Kriza e emigrantëve, liderët e BE-së mblidhen në Bruksel

Liderët europianë do të diskutojnë sot masat për të lehtësuar krizën e emigrantëve në rajon. Në takimin e Brukselit fokusi do të jetë Turqia.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, gati 600 mijë emigrantë kanë arritur në vendet e Bashkimit Europian vetëm gjatë këtij viti nëpërmjet Turqisë.

Udhëheqësit e BE-së po kërkojnë një bashkëpunim sa më të ngushtë me Turqinë, e cila mund të presë deri në 2 milionë emigrantë, shumica e tyre pritet të mbërrijnë nga Siria për shkak të luftës.

Liderët e BE-së synojnë nënshkrimin e një plani të përbashkët veprimi me Turqinë, që përfshin një mbështetje më të madhe financiare dhe procedurale për të trajtuar emigrantët. Gjithashtu synohet edhe një leje nga Turqia për patrullimin e bregdetit të saj për të ndaluar trafikimin e emigrantëve.

Në këmbim, Turqia duhet të ndërmarrë masat të ndryshme, duke përfshirë edhe zbatimin e procedurave të azilit dhe duke i dhënë përparësi hapjes së 6 qendrave të pritjes së refugjatëve, të cilat do të ndërtohen me bashkëfinancim nga BE-ja.

Përpara takimit të së enjtes në Bruksel, Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të BE-së ka paralajmëruar se koncesionet do të jepet vetëm nëse Turqia ndihmon në zvogëlimin fluksit të emigrantëve, që qëndron në një nivel rekord. Ndërsa në fundjavë pritet që kancelarja gjermane Angela Merkel të vizitojë Turqinë për bisedime mbi këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.