☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,577 ▲0.75%
DOW 46,613 ▲0.59%
NASDAQ 21,836 ▲1.14%
NAFTA 99.84 ▼1.52%
ARI 4,782 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,152 ▲ +0.32% ETH $2,131 ▲ +1.4% XRP $1.3482 ▲ +0.46% SOL $83.8100 ▲ +1.06%
S&P 500 6,577 ▲0.75 % DOW 46,613 ▲0.59 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.84 ▼1.52 % ARI 4,782 ▲2.21 % S&P 500 6,577 ▲0.75 % DOW 46,613 ▲0.59 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.84 ▼1.52 % ARI 4,782 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Kryeministri i Frances paralajmeron se mund te kete sulme te tjera

Kryeministri i Frances  Manuel Valls ka paralajmëruar se Franca mund të bëhet objekt i sulmeve të tjera të militantëve islamikë. Në një lidhje direkte me studion e televizionit TF1, Valls ka mbështetur linjën e presidentit Hollande, për luftë të pamëshirshme ndaj Shtetit Islamik.

“Jemi në luftë. Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë dhe për këtë them se duhet të presim sulme të tjera”, ka thënë Valls.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së shtetrrethimit në Paris.

“Prefektët kanë mundësinë që ta dekretojnë shtetrrethimin”, ka thënë mbrëmjen e së shtunës Cazeneuve për mediat franceze.

Ndërkohë, liderët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë reaguar ndaj ngjarjes përmes një deklaratë të përbashkët, ku kanë theksuar se ndaj së keqes duhet reaguar bashkarisht.

“Bëhet fjalë për një sulm kundër të gjithëve ne. Do t’i bëjmë ballë këtij kërcënimi të gjithë së bashku, me të gjitha mjetet e nevojshme dhe me një vendosmëri të paepur”, thuhet në deklaratë.

Të unifikuar, liderët e BE-së theksojnë se, 13 nëntori do të jetë një ditë zie europiane. “E mira është më e fortë se e keqja. Gjithçka që mund të bëhet në nivel europian për të garantuar sigurinë e Francës do të bëhet”, vijon deklarata.

Ndërkohë, lajmet e fundit nga Parisi bëjnë me dije se në kuadër të masave të sigurisë, autoritetet kanë vendosur që Kulla Eiffel të qëndrojë e mbyllur “deri në një urdhër të ri”.

Ndërkohë, mbyllur do të qëndrojnë përkohësisht edhe kinematë dhe pika të tjera kulturore të kryeqytetit francez, përfshirë parkun gjigand të lojrave Walt Disney.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.