☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,489 ▼ -0.83% ETH $2,269 ▼ -0.04% XRP $1.2500 ▼ -0.08% SOL $93.4700 ▼ -1.38%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar se ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik shqiptar “Dimri i Fundit”, një prej veprave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama e cilësoi restaurimin si rikthimin në jetë të një tjetër “guri të çmuar” të trashëgimisë kinematografike shqiptare.

Sipas tij, procesi po realizohet në studion e restaurimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, me synimin për të ruajtur dhe rikthyer në cilësinë më të mirë një nga filmat më të rëndësishëm të kinemasë shqiptare.

“Një tjetër gur i çmuar i kinematografisë shqiptare po rikthehet në jetë. Ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik ‘Dimri i Fundit’, punë e kujdesshme që po realizohet në studion e restaurimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, me përkushtimin për të ruajtur dhe rikthyer në cilësinë më të mirë një nga veprat e rëndësishme të trashëgimisë sonë kinematografike“, shkruan Rama.

Më tej, kryeministri thotë se premiera e versionit të restauruar të filmit do të zhvillohet së shpejti në kinema, duke u dhënë artdashësve mundësinë ta shohin këtë klasik të kinematografisë shqiptare në një cilësi të restauruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.