⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,674 ▲1.38%
DOW 53,036 ▲2.41%
NASDAQ 25,743 ▲1.46%
NAFTA 91.96 ▼4.3%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,596 ▲ +3.94% ETH $2,432 ▲ +6.12% XRP $1.3119 ▲ +2.73% SOL $96.6500 ▲ +3.52%
S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Dy helikopterë përplasen gjatë shuarjes së zjarreve pranë Athinës

ATHINË, 2 gusht /ATSH-DPA/- Dy helikopterë të angazhuar në operacionet për shuarjen e një zjarri të madh pyjor në perëndim të Athinës janë përplasur në ajër dhe janë rrëzuar, raportoi sot transmetuesi publik grek ERT.

Sipas autoriteteve, pilotët e njërit prej helikopterëve kanë arritur të vendosin kontakt me qendrën e zjarrfikësve përmes radios.

Megjithatë, fati i ekuipazhit të helikopterit të dytë mbetet ende i panjohur.

Shërbimi zjarrfikës grek ka nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi në zonën pranë fshatit Psatha, ku ndodhi aksidenti, ndërsa ekipet po punojnë për gjetjen e anëtarëve të ekuipazhit të zhdukur.

Ndërkohë, zjarri i madh që ka përfshirë zonën rreth 50 kilometra në perëndim të Athinës vazhdon të përhapet.

Flakët kanë arritur vetëm pak kilometra larg qytetit të Megarës, i cili ka rreth 36 mijë banorë.

Sipas vlerësimeve paraprake, që nga dita e premte janë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje, si dhe dhjetëra shtëpi, stalla dhe sipërfaqe bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Autoritetet greke vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit për ekuipazhin e helikopterit të dytë mbeten prioriteti kryesor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.