Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,069 ▼ -0.09% ETH $1,855 ▼ -1.04% XRP $1.0818 ▲ +1.48% SOL $73.0900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Politika

Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’di

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kundërshtive dhe protestave që kanë shoqëruar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Rama shkruan në një postim në “X” se procesi ndodhet në fazën e konsultimit publik 60-ditor dhe se çdo palë ka të drejtë të shprehë qëndrimin e saj për ndryshimet e propozuara.

Ai u ndal edhe te rastet e kundërshtimeve nga disa socialistë, duke e cilësuar si “akt të turpshëm” djegien e teserave të PS, ndërsa shtoi se disa deputetë të partisë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa e kuptuar plotësisht çështjen.

Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrësisht e keqe për “regjimin”.

Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur.

Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin.

Dy, sepse sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë.

Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë.

Nga ana tjetër të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat./tch

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.