🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.78 ▲0.33%
ARI 4,702 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,953 ▼ -1.25% ETH $2,121 ▼ -1.63% XRP $1.3168 ▼ -2.93% SOL $80.0500 ▼ -3.11%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.78 ▲0.33 % ARI 4,702 ▲0.36 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.78 ▲0.33 % ARI 4,702 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kryeministri Rama, pritje me gazetarët për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e së dielës përfaqësues të medias në një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave, me rastin e festave të fundvitit.

Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë u ndal tek raportet me gazetarët dhe median. “Dikur kam qenë edhe unë si ju. Megjithëse jam prapë mes jush, nuk është si më parë, unë jam mes jush tani si kavia kryesore e punës tuaj”, tha Rama, duke iu drejtuar gazetarëve të pranishëm në pritje.

Më tej, kryeministri u ndal tek puna e medias përgjatë vitit 2015. “Mblodha disa detaje se çfarë kishit bërë me mua për një vit, si lëndë e parë e prodhimeve tuaja. Shumë mund është derdhur këtë vit për të më bërë copa e çika, e për të nxjerrë prej tyre përfundimet për qëllimet e mia të paekzistuara, deformimet, komplekset, frikërat, halat në syrin tim, gjëmimet në veshët e mi”, tha Rama.

“Do vazhdoj të mbetem kavia juaj, dhe të pres fundin e vitit tjetër për të parë gjetjet e vitit që vjen dhe shumë gjëra të tjera do të dalin në këtë kërkim shumë impresionues në të gjitha skutat e qenies sime. Do ju jap arsye të reja ta pasuroni me gjetje të reja librin e shënimeve tuaja. I kërkoj ndjesë atyre që nuk janë marrë me mua, që u mora shumë me ata që janë marrë me mua. Ata që kanë hyrë kaq thellë brenda meje nuk kanë nevojë më as të më shohin as dëgjojnë as të dinë se ku jam çfarë po bëj se i marrin me mend të gjitha këto me një saktësi që e tejkalon realitetin”, vijoi ai./m.m/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.