Parlamentare

Kryeministri Rama sot në interpelancë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në një interpelancë në Kuvend, me kërkesë të deputetit të PBDNJ,-së Vangjel Dule, lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit.
Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise-Foto-Agim-Dobi-35Seanca e sotme plenare ka një rend dite të ngjeshur, ku krahas shqyrtimit të disa pr/ligjeve dhe ratifikimitë të disa marrëveshjeve, parashikohet dhe miratimi i një projektvendimi lidhur me procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë.
Po ashtu, pjesë e rendit të ditës së parlamentit është dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-se, ndërsa në fund të séances është parashikuar një interpelancë me Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kërkuar nga deputeti Piro Kapurani, lidhur me pasqyrimin e punës gjatë këtij viti të kësaj ministrie në mbrojtjen dhe pasurimin e pyjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button