🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.52 ▲2.71%
ARI 4,413 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,207 ▲ +1.09% ETH $2,168 ▲ +0.51% XRP $1.4240 ▲ +0.17% SOL $91.8600 ▲ +2.31%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.52 ▲2.71 % ARI 4,413 ▲0.13 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.52 ▲2.71 % ARI 4,413 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Kryeministri Zaev dhe një delegacion qeveritar në Trieste

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do ta kryesojë një delegacion të lartë qeveritar në Samitin e katërt “BE – Ballkani Perëndimor” në kuadër të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 12 korrik në Trieste, kumtoi pres shërbimi qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Samiti, nën patronazhin e Italisë si kryesuese e Bashkimit Evropian, është organizuar në nivelin më të lartë. Në të do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendëskryeministra, ministra të Punëve të Jashtme, të Ekonomisë dhe Transportit, burrështetas të lartë të vendit nikoqir, kryetarë dhe kryeministra të disa vendeve evropiane, si dhe përfaqësues të BE-së dhe të Komisionit Evropian, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinje, Johannes Hahn, si dhe eurokomisarja për transport, Violeta Bolc.

Kryeministri, Zoran Zaev në kuadër të samitit, krahas takimeve me burrështetasit e lartë evropianë dhe përfaqësuesit e BE-së dhe KE-së, do të realizojë edhe takime bilaterale me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të Sllovenisë, Miro Cerar.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë takim edhe me Boris Xhonson, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, i cili në këtë samit do të udhëtojë si përfaqësues i kryeministres, Tereza Mej. Samiti ka për qëllim ta stimulojë lëvizjen e eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të sjellë hapa konkret lidhur me lidhjen e tij infrastrukturore dhe ekonomike. Për këtë dëshmojnë edhe 1,3 miliardë euro të siguruara për Ballkanin Perëndimor, mjete të cilat duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në sferën e infrastrukturës, energjetikës, mjedisit jetësor dhe inovacioneve, të cilat duhet të realizohen në kuadër të Bashkësisë transportuese të Ballkanit Perëndimor e cila me ceremoni solemne do të themelohet me nënshkrimet e kryeministrave të vendeve të rajonit, njofton AIM.

Në kuadër të Samitit të katërt për Ballkanin Perëndimor do të mbahen edhe më shumë programe të rëndësishme shoqëruese, si Biznes forumi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, Forumi për të rinj, Punëtori për luftë kundër korrupsionit dhe debat tematik Dialogu për shoqëri civile.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.