☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.72 ▲3.44%
ARI 5,021 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,305 ▲ +0.98% ETH $2,329 ▲ +3.3% XRP $1.5332 ▲ +3.52% SOL $94.4500 ▲ +0.97%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kryepiskopi Anastas, mesazh për Pashkët besimtarëve ortodoksë

Përmes një mesazhi, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë.

1428742243largea_anastas-janullatos1384895427Në mesazhin e tij, Kryepiskopi Anastasi nënvizon se “dinjiteti i brendshëm duhet të shprehet dhe të rrezatojë, direkt ose indirekt, në jetën sociale, pranimin dhe respektimin e dinjitetit të çdo njeriu”.

“Pavarësisht origjinës, pozitës sociale ose bindjeve të tij, tjetri, si person njerëzor, është edhe ai i krijuar ‘sipas ikonës së Perëndisë’, meqenëse mbarë njerëzimi erdhi nga çifti i parë që krijoi Perëndia. Ky ndërgjegjësim e udhëheq besimtarin në një qëndrim më të gjerë respekti e dashurie. Dhe për më tepër, në përpjekjen për mbrojtjen e dinjitetit të bashkënjerëzve tanë, që kërcënohen nga padrejtësia, varfëria, sëmundjet, papunësia, injoranca shpirtërore, aksidentet, të cilat çojnë në dëshpërim dhe mjerim”, vijon më tej mesazhi.

“Në ditën e gëzuar të Pashkës, Kisha jonë na fton të ndërgjegjësohemi se dinjiteti është kryesisht çështje e brendshme, lidhet me bërthamën e personalitetit njerëzor. Na fton të përjetojmë dinjitetin, si përvojë ngjallësore, të dëlirësuar brenda dhimbjes së Kryqit, të mbushur me energjinë dhe shkëlqimin e Ngjalljes. Ajo na thërret të bëhemi të ndërgjegjshëm për misterin e personit njerëzor dhe për qëllimin tonë final. Njëkohësisht na frymëzon të bëhemi qeliza jetësore të shoqërisë, të cilat përpiqen për dinjitetin e bashkënjerëzve tanë dhe të popujve që iu është bërë padrejtësi… Dinjiteti i krishterë, në përgjithësi, u kundërvihet gjendjeve të këqija të shoqërisë sonë. I kundërvihet aktivitetit kriminal dhe mentalitetit fanatik fetar. Ai është kundër fuqive të ndryshme demoniake të padrejtësisë dhe korrupsionit, të cilat përhapin erën e keqe të Hadhit në shoqërinë tonë. Ky dinjitet, i çliruar nga dëshira për hakmarrje dhe nga frika, karakterizohet nga ndjeshmëria për ta shprehur solidaritetin social me vepra”, shprehet në mesazhin e tij të urimit, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

2 Komente

  • Labi_kucjoti.vlora 12 April 2015, 23:31

    Ndiqeni nga shqiperia kete se ky nxit urrejtje fetare Vangjel dule ku esht pse nuk flet pse u dhane dopin peshngritsave  ne greqi vangjel ke ke cuar per te kandiduar ne himare Fred bejleri ska fare orgjine greke po esht nje shqiptar injorant i shitur nje njeri pa bagazh ate duhet ta dorzosh vete para drejtesise shqiptare te marre denimin per cfar ka ber ne shqiperi O POPULLE COHU NDIQI KETA SE PO GREQIZOJNE SHQIPERINE  RROFTE KOMBI SHQIPTAR

  • Labi_kucjoti.vlora 12 April 2015, 23:36

    nuk ka gazetar ta marrin ne pyetje kete janullaton pse nuk e thirrin ne emisjone apo jan te gjith te shitur shteti shqiptar pse nuk merr masa per te gjitha cfare behet ne shqiperi apo mendojne vetem te vjedhin ata dhe ska problem per njerzite Popullit po i mbaron durimi zotrinje do beheni pishmane per te gjitha keto qe beni Largojini nga shqiperia te gjith  keta qe po na greqizojne me ane te feze Largoji nga politika janullato vangjel dule vasil bollani Ksera  Te gjith jan buke shkele te shitur pthuuuuuu  Njeres pa  atdhe pa dinjitet  Lavdi Kombit Shqiptare Zoti i Bekofte Shqiptaret

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.