Parlamentare

Kryetari i Kuvendit Meta viziton sot Gjilanin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, viziton sot qytetin e Gjilanit në Kosovë,  ku do të takohet me autoritetet lokale të këtij qyteti.

Konferenca-për-shtyp-e-Kryetarit-të-Kuvendit-të-Shqipërisë-Ilir-Meta-2-525x350-131Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se “vizita e Ilir Metës është e para e një autoriteti më të lartë shqiptar në këtë qytet dhe i bën shumë nder Gjilanit”.

Ai ndihet i entuziazmuar për vizitën miqësore të Ilir Metës, ish-kryeministër dhe ish-zëvendëskryeministër gjatë kohës së luftës së Kosovës.
“Meta është njeriu që ndihmoi pavarësinë e Kosovës. Për herë të parë një autoritet aq i lartë shqiptar viziton Gjilanin. Vizita e tij është nder e respekt i shtetit shqiptar për Gjilanin”, u shpreh Haziri.

Axhenda e vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në komunën e Gjilanit, 24 nëntor 2014 :

11:30 -12:00 Pritje nga Kryetari i komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri – Zyra e Kryetarit
12:00 -12 :10 Takim me përfaqësuesin e Lëvizjes “Vatra” – Zyra e Kryetarit
12:10- 12:20 Konferencë për media – Zyra e Kryetarit
12:20- 12:45 Vizitë në gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”
13:00- 14:00 Akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button