Amerika

Kthesë e papritur? 6 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor ndërrojnë mendje, refuzojnë të votojnë për Trump

Të paktën 6 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të SHBA-së, kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të votojnë në përputhje me rezultatet e njohura të vendeve të tyre përkatëse, pra për Presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Ata do të ndryshojnë vendimin e tyre në favor të kandidates demokrate, Hillary Clinton, raporton “Daily News”.

Vendimi i të ashtuquajturve “anëtarëve jobesnikë” nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, pasi republikani ka fituar më shumë se 6 vota elektorale se Clinton.

“Etërit Themelues krijuar Kolegjin Zgjedhor si linjën e fundit të mbrojtjes dhe unë mendoj se duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të garantuar që kemi një kandidat republikan të arsyeshëm, që ndan vlerat tona amerikane”, deklaroi delegati Michael Baca.

Në këtë linjë, disa anëtarë kanë pranuar për “Politico” se po përpiqeshin të bindnin disa nga kolegët e tyre republikanë të votojnë për një kandidat tjetër, që nuk është Trump.

Megjithatë do të duheshin të paktën edhe 15 anëtarë më shumë që kjo kthesë të kishte ndikim në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Anëtarët janë nën një presion të fortë nga përkrahësit e Clintonit, të cilat dërgojnë mijëra emaile, letra dhe telefonata që të ndryshohet qëndrimi i tyre në votimin e 19 dhjetorit.

Jim Skaggs, një nga 8 anëtarët e shtetit të Kentakit tregon se është detyra e tij që të respektojë votën e zgjedhësve në çdo shtet.

“Kam ndërmend të votoj për Donald Trump. Jo për shkak të ligjit, por sepse besoj se kjo është detyra ime”, shpjegon ai.  Aktualisht, Donald Trump ka 290 vota elektorale, ndërsa Clinton ka fituar 232. Rezultatet në Michigan, një shtet që përfaqëson 16 vota elektorale, janë shumë pranë njeri -tjetrit.

Nëse Trump nuk fiton në këtë shtet, por kjo ka pak gjasa që të ndodhë, pasi deri tani kalon Clinton me më shumë se 11.000 vota, demokrates do t’i duhen ende të paktën 22 anëtarë që të injorojnë votën popullore në shtetet e tyre dhe të zgjedhin kundër Trump.

Gjithashtu, Trumpi mund të humbasë votën e Kolegjit Zgjedhor, nëse, përveç se mund të humbasë Miçiganin, të paktën 21 anëtarë abstenojnë të votojnë. Kjo do të bënte që manjati të numëronte 269 vota elektorale dhe në këtë rast Dhoma e Përfaqësuesve do të ishte ajo që do të përcaktonte fituesin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button