☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,477 ▲ +0.27% ETH $2,058 ▼ -0.46% XRP $1.2999 ▼ -1.28% SOL $79.5800 ▼ -1.63%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

Kukan: Bojkoti i opozitës, shqetësues për integrimin

Reagimet

Ministrja Gjosha, sërish apel për bashkëpunim me PD-në 

kukanVetëm dy ditë pas publikimit të progres-raportit nga KE ku kritikohej edhe bojkoti i opozitës, një shqetësim i tillë erdhi nga eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, teksa shprehu mendimin e tij për situatën në tri vende, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ish-kryetari i Delegacionit të PE-së për Europën Juglindore ka shprehur shqetësim rreth mosmarrëveshjeve ndërmjet qeverive dhe partive opozitare në tre vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat po pengojnë reformat e kërkuara nga Brukseli. “Ne jemi dëshmitarë se ka rritje të problemeve në funksionimin e institucioneve disa vende të rajonit. Unë mendoj se më shumë vëmendje duhet të ketë për këto procese politike. Bojkotet e fundit të parlamenteve në Shqipëri dhe Maqedoni, së bashku me situatën problematike pas zgjedhjeve në Kosovë janë mjaft shqetësuese. Procesi i integrimit kërkon konsensusin e përgjithshëm, të të gjithë spektrit politik, së bashku me punën efikase të parlamenteve. Unë do të doja të kujtoj partnerët tanë në rajon që është pikërisht Parlamenti i cili duhet të shërbejë si një arenë për shkëmbimin e mendimeve. Bojkotet janë kundër-produktive, rezultojnë vetëm në shtyrjen e procesit të integrimit”, ka thënë Kukan. Nga ana tjetër, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, i bëri ftesë edhe një herë opozitës që të rikthehet në Kuvend dhe në Komisionin Parlamentar të Integrimit për të votuar Këshillin Kombëtar të Integrimit. “Raporti vë në dukje edhe disa problematika si mungesa e dialogut politik, ku opozita duhet të jetë pjesë e çdo vendimmarrjeje të qeverisë. Më lejoni të bëj edhe një falënderim të veçantë për Komisionin e Integrimit Europian dhe Komisionin e Jashtëm. Do i kërkoja opozitës rikthim në Komisionin e Integrimit për të miratuar Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ministria e Integrimit është e vendosur të çojë para këtë proces”, tha Gjosha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.