Ekonomia

Kukan dhe Fleckenstein: Kriza politike ndikon negativisht ekonominë, bllokon investimet dhe fondet e BE

Fleckenstein: Vendi dhe njerëzit e tij nuk duhet të bëhen peng i lojërave politike; Kukan: Njerëzit nuk duhet të lejojnë politikën që t’i përdorë ata…

Eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein janë të një mendimi që situata tejet e rënduar politike në Shqipëri do të ndikojë negativisht ekonominë e vendit, investimet e huaja dhe aftësinë për të tërhequr fondet e Bashkimit Europian.

Gjatë takimeve me një grup gazetarësh nga Shqipëria në Bruksel, Knut Fleckenstein, anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe reporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, pohoi se situata politike mbetet shumë e vështirë dhe kjo do të japë ndikimin e vet në ekonomi. Ai e vë sidomos theksin te reforma në drejtësi.

Sipas tij, reforma në sistemin gjyqësor është shumë e rëndësishme për vendin, por edhe për investitorët, sepse ata kanë nevojë që të besojnë te zbatimi i ligjit dhe nëse nuk kanë këtë garanci, investimet do të shtyhen. “Nuk mund të them që kushdo do të rrijë në shtëpi dhe nuk do të ketë investime në Shqipëri”, tha ai. “Po, sa më shumë të zgjasë reforma, aq më shumë do të ketë hezitime”.

Fleckenstein thotë se sipas informacioneve që ai ka marrë për afatet ligjore, ka mësuar që duke mos pasur zgjedhje vendi mund të mbetet pa president, pa Parlament, pa qeveri. “Nuk e di sa keq do të shkojë, por në një vend që në një të ardhme të afërt rrezikon të mos ketë Parlament, president, qeveri, gjërat nuk pritet të shkojnë mirë”, tha ai. Kjo situatë ndikon negativisht në ekonomi dhe besimin e investitorëve.

I të njëjtit mendim është edhe Eduard Kukan, i cili është gjithashtu i shqetësuar për situatën politike dhe mënyrën se si mund të shkojnë ngjarjet. Ai shton se situata politike po ndikon ekonominë. “Ka një lidhje direkte mes situatës politike në vend, asaj ndërkombëtare dhe tërheqjes së fondeve nga Europa. Sa më pozitive situata, aq më shumë fonde mund të tërheqësh”. Ai shtoi se deri tani, Shqipëria nuk ka ecur keq ekonomikisht.

Si Kukan, ashtu dhe Fleckenstein shprehen kundër bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe pohojnë se e vetmja gjë pozitive është që të ketë dialog politik. “Kur palët takohen mund të diskutojnë gjithçka. Çdo gjuhë dramatike nuk e ndihmon situatën”, thotë Kukan. Edhe Fleckenstein thotë që liderët duhet të flasin me njëri-tjetrin.

Të dy europarlamentarët kanë bërë thirrje, që politika të mos marrë peng vendin. “Vendi dhe njerëzit e tij nuk duhet të bëhen peng i lojërave politike”, tha Fleckenstein. Ndërsa Kukan, i cili pohon se e pëlqen shumë Shqipërinë, njerëzit e saj dhe ka vizituar shumë pjesë të vendit, është i prerë kur thotë se “njerëzit nuk duhet të lejojnë politikën që t’i përdorë ata”.

Related Articles

Nje koment

  1. Me indinjat te thell ndjekim nj gjarjet politike ne vendin ton. Na vjen shum keq qe PD, lulezim Basha dhe Berisha, po pengojn me te gjitha mjetet, miratimin e rreformes ne drejtesi, Vettingun
    Fakti qe kan zgjedhur rrugen dhe jo parlamentin, ku diskutoht e miratohen ligjet, ku debatohet e ariet konsesusi dhe jo cadra.
    Ne kundershtim me deshiren e 95 perqind te shqiptareve qe kerkojn implementimin e rreformes ne drejtesi, miratimin e vettingut, duket se PD, Basha e Berisha, sduan tja din, per demet e pallogariteshme qe dotu vin SHqiperis dhe shqiptareve, nga ky qendrim destruktiv qe po i bejn rreformes dhe te ardhmes te vendit ton.
    THirjeve dhe deklaratave te SHBA, BE, Brukselit, GJermanis dhe CDU te kancelares Merke, per te braktisur rrugen, cadren dhe per te shkuar ne parlament, per te miratuar zbatimin e rreformes e drejtesi, me vettingun te parin, sot u shtohet per te dyten apo te treten her edhe deklarata e zotit Kukan, perfaqesues i te djathtes dhe ajo e zotit Knut Flakensrejn, perfaesues i sosjal demokrateve gjerman
    Per fatin e keq te SHqiperis dhe shqiptareve, keta antishqiptar duket se i kan ven vehetes detyr ta shkkretojn dhe shkateroj vendin dhe popullin ton, duke e len sic thon deputetet e nderuar, pa president, pa parlament, pa qeveri e pa shtet. Nese ralizohet ky skenar ogurzi, vendi dote kaloi ne anarshi, me keq nga 97 98 – ku u vran e vazhdojnte vriten mbi 4000 shqiptar, sikur te ishte vend lufte.
    Nderkoh qe ekonomia SHqiptare filloi te ritet , si rrezultat i rrefomave, per kapricot dhe etjen per te mar pushtetin dhe kariken e kryeministrit Basha dhe Berisha jan gati, ti ven zjarin shqiperis vetem e vetem te largojn kryeministrin Rama nga qeveria dhe te ze kariken e tij.
    Harojn keta ditezinj , se demokracia ka rregullat dhe ligjet e veta. Pushteti smeret me revolucjon , me pushke e me topa. THirje te degjuara ne cader nga Berisha e Basha, per armatosje te qyetareve, ushtrim dhune ndaj istitucjoneve dhe nenpuneseve te shtetit .
    Nderkoh qe BE, dhe biznesi i huaj presin miratimin e reformes ne drejttesi, vetngut, per hapjen e negocjatave per pranimin e SHqiperis ne familjen evropjane sidhe marjen e vondeve nga BE, per zhvillimin e vendit, Po keshtu bizneset e fuqishme kerkojn stabilitet politik, juridik, Lulezim Basha, ne vend te reflektoi dhe dergoi deputet ne kuvend, sikur te ishte i mare nga mend, thuajse i cmendur, fillon e shan shan DASH, BE, CDU e kancelares Merkel, qe e paralajmeroi, se ne qoftese vazhdon te bllokoi rreformen dhe vettingun, perr te cilen , ka investuar edhe GJermania me para dhe specjaliste, dote ket pasoja te renda edhe si pjes e te djathtes Evropjane, ky soi mashkulli, per turpin e tij, vazhdon te shaj e mallkoi keto instucjone, sikur jan bler nga kryeministri Rama. Deri ketu arin mendjeshkurtesia e keti mashkulli.
    Duket se i pelqen modeli i ish kryeministrit te Maqedonis N. Gorefski qe po i ve zjarin Maqedonis dhe ky zuzar ben deklarata fashiste qe sdo mar pjes ne parlament, dote bllokoi votusit dhe do thyejm kutit e votimit. Veprime keto qe, jo vtem jan antikushtetuse dhe ligjore, por skan ndodhur as ne vendet me diktatorjale, apo te botes te tret.
    A mendon Basha, Berisha, apo K. Spaiu, se mundet te ket konfrontim , midis qytetareve qe perbejn shumicen dhe qe kushtetuta ua jep te ushtrojn te drejten e votimit, dhe atyre qytetareve antikushtetus qe dote tentojn te pengojn per te mos votuar, apo te thyejn kutit e votimit mbasi te jet votuar. A mendojn keta antishqiptar se mundet qe me daen 7 Maji qe esht dekretuar nga presidenti i republikes zoti Nishani, nese zbatohet ky skana ogur zi, mundet Kavaja te kethehet ne Vaterlo, me keq 18 Qershori dhe keshtu mer fund edhe emri Republika e SHqiperis, jo vetem qe Evrop skemi per te par me sy, por edhe ajo ekonomi qe filloi te ringriet dote shkaterohet dhe vendi do shkoi ne gremin, ku sdo ngelet gje tjeter vecse njeriu te haj njerin.
    Ku i con Mushka keta tellall qe kerkojn te mbjellin zi per shqiptaret. Te gjtih miqte tane strategjik e nderkombetar na i duan te keqen, qe perdit po leshoin deklarata e thirje, qe ti thiret mendjes, nga opozita te len caden dhe te kethehen ne parlament per te miratuar ligjrt dhe vettingun.
    Prandaj sa sesht von edhe ne emigrantet ketu ne SHBA, bashkojm zerin ton me ate dy eroparalamentareve zotin E. Kukan dhe K. Flakenstejn, qe opozita nje ore eme par te ler kapricot, apo kerkesat jasht kushtetutes dhe te kethehet ne parlament, te bisedohet, debatohet, te gjendet konsesusi politik dhe te ecet ne rrugen normale, per zbatimin e rreformave.
    SHqiperia dhe shqiptaret kan nevoi jo kush dote zer kariken e kryeministrit , or per stabilitet, qetesi, pune dhe prosperitet, as per stanjcjon, as per katastrof, se keto shqiptaret i ka hequr ne kuriz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button