☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,912 ▲ +1.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kulla 250 milionë dollarëshe

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi shpjegoi para deputetëve rëndësinë e investimit prej 250 milionë dollarësh për ndërtimin e kullës ikonike në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet.

“Llogaritet sa 1 e 4 e investimeve të huaja direkte në 2016-n, është një kompani e regjistruar në Dubai, e njohur për ndërtimin e rrjeteve të hoteleve “Hilton”, etj”, tha ministrja Ekonomi.

Në kullën me lartësi 350 metër do të ngrihen ambientet e reja të Bashkisë së Tiranës.

“3000 metra janë për bashkinë, 9 deri në 10 mln dollarë”, tha Ekonomi.

Ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbejë hotelierisë dhe aktivitetit tregtar.

“12 mijë metër katrorë për hotele dhe shërbime, edhe për këtë është një mundësi e artë për ne”, u shpreh ministrja.

Por deputeti i LSI, Robert Bitri nuk ishte dakord me lehtësirat fiskale të kërkuara nga kompania arabe. Për këtë ministrja Ekonomi tha se do të negociohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

“TVSH 20 përqind, domethënë 50 mln dollarë, shto tokën, shto përjashtimin për 15 vjet nga tatim fitimi e TVSH-ja, i bije ta ndërtojmë vetë”, shprehet Robert Bitri.

“Me Emiratet Arabe kemi përjashtim nga taksimi i dyfishtë, por besoj tek eksperienca e Ministrisë së Financave sepse kemi kohë që punojmë së bashku”, shprehet ministrja.

Miratimi në Kuvendi i hap rrugë nisjes së negociatave mes shtetit shqiptar dhe kompanisë arabe për një periudhë kohe 30 ditore pas të cilës palët bien dakord për të nisur investimin ose jo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.