Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, pasdite udhëzimet e fundit para sfidës me Poloninë
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fluturuar sot drejt Varshavës, ku nesër në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e Play-off-it të Botërorit 2026 kundër Polonisë.
Trajneri Silvinjo do të zhvillojë gjatë pasdites seancën e fundit stërvitore, ku do të japë orientimet përkatëse për ekipin para kësaj sfide shumë të rëndësishme.
Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje me disa mungesa, si Manaj, Daku etj., megjithatë ka besim për t’u kualifikuar. Nëse arrin të kalojë Poloninë, Shqipëria do të ndeshet me skuadrën fituese të çiftit Suedi-Ukrainë për një biletë Botërori.
The post Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, pasdite udhëzimet e fundit para sfidës me Poloninë appeared first on RTSH.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.