☁️
Tiranë 31°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 93.98 ▲3.8%
ARI 4,324 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,418 ▲ +1.45% ETH $1,680 ▲ +3.24% XRP $1.1526 ▲ +1.48% SOL $66.4900 ▲ +2.74%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 93.98 ▲3.8 % ARI 4,324 ▼0.95 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 93.98 ▲3.8 % ARI 4,324 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Politika

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, diplomati dhe ish-ambasadori Qemal Minxhozi ka folur për mbledhjet e përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës dhe për zhvillimet që i afrojnë më shumë të dyja vendet.

Minxhozi kujtoi se që nga viti 2014 deri në 2022 janë zhvilluar 10 mbledhje të përbashkëta, fillimisht në Prizren dhe më pas në qytete të tjera, duke sjellë rezultate konkrete në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

“Sot midis Shqipërisë dhe Kosovës kemi një kufi shumë më të lehtësuar se vite më parë. Qytetarët lëvizin lirshëm, nuk kanë më nevojë për leje qëndrimi, mjafton që të kenë një vend pune. Kjo është një lloj Shengeni i plotë midis Shqipërisë dhe Kosovës,” theksoi Minxhozi.

Ai shtoi se shkëmbimi tregtar ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme: nga 160 milionë euro në vitin 2016 në 480 milionë euro në vitin 2023. Po ashtu, porti i Durrësit ka lehtësuar shumë transportin e mallrave drejt Kosovës, duke e bërë 80% të importit kosovar të kalojë nga ky port.

Një tjetër arritje e rëndësishme sipas Minxhozit është lehtësimi i trajtimit të qytetarëve të Kosovës në Shqipëri, për blerje të shtëpive, hapje biznesesh dhe pjesëmarrje në turizëm.

“Jemi një treg i përbashkët, një treg turistik dhe ekonomik,” tha diplomati, duke theksuar se bashkimi shpirtëror dhe ekonomik midis dy vendeve është tashmë realitet.

Sa i përket bashkimit formal, Minxhozi është i qartë: ai ndodhet në një proces gradual dhe krijohet përmes bashkëpunimit të qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe lidhjeve kulturore. “Bashkimi krijohet duke lëvizur njëri me tjetrin, duke vizituar, punuar dhe lidhur marrëdhënie,” tha ai, duke përmendur edhe martesa dhe shkëmbime kulturore që afrojnë komunitetet./dritare.net

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.