☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,945 ▼ -0.22% ETH $2,240 ▼ -0.31% XRP $1.1633 ▼ -1.17% SOL $89.2000 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve ka prezantuar projektligjin për amnistinë penale. Projektligj që pritet të kalojë në seancë plenare për votim më 18 qershor. Në seancë, nga opozita merr pjesë vetëm deputeti Arjan Ndoja, pjesa tjetër e deputetëve të opozitës mungojnë.

Gogu gjatë fjalës së tij u shpreh se nga kjo amnisti 380 persona përfitojnë liri të plotë. Ai shtoi se 900 persona përfitojnë ulje dënimi. Sipas ministrit nga kjo amnisti nuk përfitojnë personat që janë dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje që janë pjesë e strukturës antikorrupsion.

Ai listoi disa kategori që përfitojnë teksa tha se mes tyre janë burrat që janë dënuar deri në 3 vjet ose u ka mbetur me pak se 3 vjet. Ata lirohen menjëherë. Ministri shtoi se përfitojnë lirim të menjëhershëm edhe gratë që janë dënuar deri në 4 vjet ose ju ka mbetur me pak se 4 vjet nga dënimi.

Ndër të tjera ai theksoi se të gjithë burrat të moshës 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë.

“Nëpërmjet zbatimit të amnistisë, një nga efektet kryesore është edhe ulja e numrit të të dënuarve në institucionet penitenciare. Ulja e numrit të personave të burgosur përmirëson kushtet në këto institucione, duke garantuar trajtimin e tyre në përputhje me rregullat evropiane të burgjeve.

Aktualisht, në sistemin e burgjeve janë të akomoduar gjithsej 4 982 persona, nga të cilët 1 827 të dënuar dhe 2 629 të paraburgosur (gjendja datë 24.12.2025).

Janë analizuar të dhënat për personat e burgosur që ndodhen aktualisht në sistemin e burgjeve dhe, referuar kritereve të ligjit nr.33/2024, “Për dhënie amnistie”, rezulton se rreth 380 shtetas përfitojnë lirimin e menjëhershëm dhe rreth 900 shtetas përfitojnë ulje dënimi, nëse zbatohen të njëjtat kritere të përcaktuara në këtë ligj”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.