☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.47 ▼0.4%
ARI 4,029 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $59,304 ▼ -0.96% ETH $1,583 ▲ +0.58% XRP $1.0446 ▼ -0.12% SOL $73.6500 ▲ +1.2%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.47 ▼0.4 % ARI 4,029 ▼0.24 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.47 ▼0.4 % ARI 4,029 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Politika

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve: Bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot zyrtarisht në Kuvend një paketë ligjore që synon shfuqizimin e katër ligjeve, duke bashkuar interesin publik me synimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për media, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se paketa ligjore nuk është një nismë thjesht politike, por përfaqëson zërin e shoqërisë që kërkon mbrojtjen e natyrës, trashëgimisë kulturore dhe zonave malore.

“Paketa që dorëzuam në Kuvend nuk është thjesht një nismë partiake e opozitës. Ajo sjell në Parlament zërin e shoqërisë që proteston kundër shkatërrimit të Shqipërisë nga një qeveri që deri më sot e ka trajtuar vendin si pronë private. Kjo paketë sjell në Parlament zërin e shoqërisë që kërkon mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e zonave malore nga babëzia qeveritare dhe nga interesat financiare të klientelës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ne po risjellim në Parlament zërin e shoqërisë që është kundër ligjit për investimet strategjike, simbol i modelit ekonomik të Edi Ramës; një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private. Besoj fort se shoqëria shqiptare duhet të hyjë në një fazë të re. Një fazë ku të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Në një fazë ku shoqëria nuk pajtohet me modelin e sundimit të më të fortit mbi më të dobëtin. Ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ku të sundojë shteti ligjor dhe jo ligji i xhunglës”, u shpreh Bardhi.

Paketë ligjore e dorëzuar sot përfshin:

Bardhi nënvizoi se këto nisma kanë për qëllim krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët dhe respektimin e shtetit ligjor.

“Këto katër nisma ligjore bashkojnë interesin e qytetarëve, të cilët kanë bindje të ndryshme politike ose nuk i përkasin asnjë partie. Këto nisma i bëjnë mirë Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD shtoi se pa shfuqizimin e këtyre ligjeve, Shqipëria rrezikon të mbetet e favorizuar për një grusht klientësh dhe oligarkësh, ndërsa pa ndryshimin e qeverisë, përmirësimi i vendit mbetet i pamundur. Ai përfundoi duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të lejojë votimin e këtyre nismave dhe të japë dorëheqjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.