San Diego/ Zvicra ndjek një ndeshje baseball-i, Xhaka dhe Rodriguez falenderojnë komunitetin shqiptar me shqiponjën dykrenare
Edhe pse si Shqipëria dhe Kosova dështuan që të kualifikoheshin në finalet e Botërorit 2026, për tifozët kuqezi turneu ka Shqipëri brenda.
Këtë fakt e tregon më së miri ajo që ndodhi pak orë më parë në “Petco Park” të San Diego ku Zvicra ishte prezente në “Petco Park” për të ndejkur një ndeshje baseball-i. Pas miqësores së fundit që zhvilluan me Australinë kombëtarja me kapiten Granit Xhakën mori një ditë pushim dhe preferoi që të kalonte kohën e lirë në impiantin e njohur ku edhe u prezantua në stil amerikan në monitorin e madh me titullin “Swiss National Soccer Team”.
Në momentin që kamerat inkuadruan ekipin e Zvicrës si Granit Xhaka dhe Ricardo Rodriguez bënë gjestin e shqiponjës dykrenare. Në një njoftim zyrtar Federata Zviceriane e Futbollit ka sqaruar gjestin duke thënë se të dy lojtarët e bënë në shenjë falenderimi për komunitetin shqiptar që ndodhet në San Diego.
“Shumë tifozë me prejardhje shqiptare ishin të pranishëm në ndeshjen që zhvilluam ne në San Diego përballë Australisë. Ata ishin të zhurmshëm dhe mbështetën fort Granit Xhakën dhe kombëtaren e Zvicrës. Pas asaj ndeshjeje si Granit Xhaka dhe disa lojtarë të tjerë ndaluan me tifozët në fjalë duke u dhënë autografe si dhe duke pozuar pranë tyre”, thuhej në njoftimin e bërë nga zyrta e shtypit e Federatës Sviceriane të Futbollit. A.V.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.