“Kur heshtja flet”/ Libër për gjyqin e UÇK-së, apel për drejtësi dhe debat mbi procesin në Hagë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë, në një procesi që po shitet si drejtësi por që në të vërtetë përfaqëson një nga format më të sofistukuara të padrejtësisë selektive në Europën moderne, sipas ish-ministrit të financave te Kosovës ne kohen e shpalljes se pavaresise, Ahmet Shala, aktualisht profesor në James Madison University në Uashington.
“Ka ardhur momenti që të flasim për këtë process gjyqësor, u cili është një udhëpërshkrim imi pas vizitës së tretë që kam bërë në Hagë për çlirimtarët. Jo vetëm për ata katër burrat, sepse nuk ka proces individual aty. Prandaj, ky është një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi. Ky libër është një akuzë ndaj heshtjes sonë kolektive”, shprehet autori i librit.
Pas takimeve me krerët e UÇK-së në ambientet e akullta të Hagës siç ai i përshkruan, ish-diplomati botoi librin “Kur heshtja flet”, një apel për zbardhjen e të vërtetës dhe për ndërgjegjësimin e shoqërisë.
Dr. Ahmet Shala shton: “Burra që dikur mbajtën mbi supe barrën më të rëndë të historisë, jo vetëm të brezit të tyre. Ndërsa flisja me ta, u binda sërish se në Hagë nuk po gjykohen vetëm katër individë, në Hagë po gjykohet historia jonë, rezistenca jonë me emblematike e historisë së re. Ndërkohë, nga kjo gjykatë, krimet shtetërore të Serbisë mbeten jashtë procesit”.
Duke folur për veprën, historian Paskal Milo theksoi se sakrifica e popullit të Kosovës nuk mund të lihet në mëshirën e interpretimeve të padrejta: “Aktakuza vendos shenjën e barazimit midis udhëheqësve të luftës çlirimtare me regjimin e Millosheviçit dhe gjeneralët e tij genocidistë. Shqiptarët janë thellësisht të indinjuar me këtë aktakuzë që nuk bën dallimin midis agresorit dhe viktimës”.
“Kur heshtja flet” u promovua në kryeqytet me një aktivitet të organizuar nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave Kosovës, me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës dhe jetës akademike.
The post “Kur heshtja flet”/ Libër për gjyqin e UÇK-së, apel për drejtësi dhe debat mbi procesin në Hagë appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.