Politika

Kush e financon Blushin?

Ka bërë bujë fakti që takimet e para të partisë së themeluar nga ish-deputetët socialistë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi janë zhvilluar në ambjente luksoze të Tiranës. Darkat dhe takimet janë mbajtur në locale dhe hotele të shtrenjtë, madje dhe selia e LIBRA-s është në rrugën Sami Frashëri, një nga rrugët qendrore të zonës së Bllokut.

Lidhur me takimin e fundit në hotel Plaza në qendër të Tiranës, Hafizi tha se salla është marë për vetëm 50 euro. Kjo ka shkaktuar reagimin e botuesit Mero Baze, i cili shkruan se këto janë “deklarata naive, të cilat nuk e nderojnë” Hafizin.

“Blushi është një nga politikanët tipikë shqiptarë, që ka hyrë në politikë për t’u pasuruar. Kush e njeh nga afër, e ka tëdëgjuar dhe nga veshët e tij, këtë objektiv. Ai ka qenë një nga ministrat e korruptuar të Fatos Nanos, nga ata që zvogëlonin 2 cm dhe bankat e shkollës në tendera, që t’u dilte pjesa e vet. Është autori i skandalit të dështimit të kartave të identitetit, skandal që çoi në anulimin e tenderit në minutat e fundit, në 2004, dhe u pasua nga disa dorëheqje të rëndësishme në Ministrinë e tij. Personazhet janë gjallë. Blushi është ndër më të vjetërit e korruptuar të këtj sistemi, në moshë dhe në karrierë” – shkruan Baze.

Baze

Baze

Ai tregon një rast analog gjatë qeverisjes së Berishës per te shpjeguar parimin e çmimit publik dhe çmimit klientelist për politikanin:

“Tek “Plaza” nuk ka sallë 50 euro. Nëse Blushi e ka marrë një sallë 50 euro, ky është një akt më i rëndë se sa ta kishte paguar 1000 mijë euro. Kjo na tregonf inancuesit jo të deklaruar të Blushit, dhe nuk është mirë të bëhet, pasi mund t’u prishë punë dhe atyre. Mbaj mend disa vite më parë, një ekip i “Daily Mail” zbarkoi nëTiranë duke ndjekur pas Cherie Blair-in, e cila kishte marrë një çarter privat për t’u takuar me Liri Berishën, e shoqëruar nga Rezart Taçi. Isha me ta në “Sheraton” dhe më pyetën sa ka kushtuar çarteri. Nuk kisha si ta dija, por u tregova fotografinë e çarterit. Për dy minuta panë markën e avionit, morën në telefonagjensinë që i jep me qera dhe i kërkuan një çarter me destinacion Londër- Tiranë- Prishtinë- Londër, për një javë. – 260 mijë paund, i tha agjensia! Pas pak lajmi ishte online, se Cherie Blair kishte marrë një çarter 260 mijë paund, paguar nga një biznesmen kontravers, mik i Liri Berishës. Ky është parimi i çmimit publik dhe çmimit klientelist për politikanin. Ai duhet të paguajë faturën që paguan publiku. Biletat falas, sallat falas, katet falas, zyrat falas, janë korrupsion”.

Baze mendon se duhet ta marrim Blushin ashtu si e njohim Blushin, të etur për para, pushtet dhe fotografi të menduara para kopertinave.

Cukali

Cukali

Por Koloreto Cukali, skenarist, regjisor dhe bashkëpunëtor i DITA mendon krejt ndryshe.

Ai thotë se njerëz si Blushi e Hafizi apo edhe Bojaxhi janë shpresa e vetme përballë asaj që Cukali e quan si boshti i së keqes, ku rendit Ramën, Metën e Berishën,

“Pavarësisht rezervave personale apo CV-ve politike, këta njerëz kanë realizuar diçka të pamundur. Ata kanë ndërtuar 2 lëvizje kundër sistemit. Unë besoj se Ben Blushi ka qenë e vetmja opozitë në Parlament këtë vit (dhe nuk më intereson se çfarë mendimi keni për Benin si person). Unë besoj se Bojaxhiu ishte e vetmja alternativë ndaj anti-njeriut dhe është një alternativë serioze ndaj boshtit të së keqes (dhe nuk më intereson se çfarë mendimi keni për Gjergjin si person).

Ju do dëgjoni shumë helm mbi këta 2 njerëz. Ju do i gjykoni ata mbi bazë lajmesh që prodhohen në zyrat e Kryeministrisë, mbi bazë historish të vjetra apo perceptimesh personale. Nuk dua të spekuloj se sa të vërteta do jenë. Por, një gjë e di me siguri, që Blushi më zi është më civil se Rama më i bardhë, dhe se Bojaxhiu në momentin e tij më të keq qendron më lart se Rama në momentin e vet më të mirë. Këta njerëz, na japin një shpresë. Ndoshta, boshti i së keqes Rama-Meta-Berisha mund të çahet. Ndoshta, boshti i së keqes do t’i thithë, ose njërin, ose të dy.

Por, të paktën ka një shpresë. Një shpresë, e ndarë përgjysmë” – thotë Cukali për DITA.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Mero, si gjithnje, komunikus, i sakte dhe i dashur per publikun e gjithe niveleve. shkrimit tuaj si heq asnje presje, spse gjate 24 vjeteve kam njohur nje Beni, fodull, mendjemath karierist. Ai qe ja stimuloj me shume karierizmin ishte Fatos Nanua, pore edhe ne qeverit Majko, Meta, ka mbajtur poste te ndryshme, nga prefekt i Korces, zendes ministe, minister, duke ja djer lezetin karikes dit e nat mendonte si ti gjiti shkallet. Uabit kure per zevendes kryeminister Rama zgjodhi Zoti Niko Peleshi, Mbas kesaj filloi luften e ashper daj Rames, sa rinte pa gjume deri sa beri edhe librin KryeministrI, qe sheh endra me sy apur, per ti ber arin kryeministrit dhe Rilindjes, sedi akoma qe dote bjere vet brenda me 18 Qershor, Aty dote shikoi, varosjen e njher e mire te oreksit per tu ber deputet dhe minister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button