🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për…

Një konflikt për linjën e ujit të pijshëm në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë dyshohet se ka përfunduar në një sulm të rëndë ndaj administratorit 74-vjeçar të objektit.

Autori i dyshuar është Klevis Leka, 35 vjeç, banor i të njëjtit pallat, i cili është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”. Policia u njoftua nga banorët se pranë pallatit ndodhej i plagosur rëndë administratori, shtetasi F. G., 74 vjeç.

Forcat policore mbërritën në vendngjarje dhe, pas veprimeve të para hetimore, identifikuan si autor të dyshuar Klevis Lekën.

Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, mes 35-vjeçarit dhe administratorit kishte lindur një konflikt për linjën e ujit të pijshëm të pallatit. Debati dyshohet se ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse, duke lënë 74-vjeçarin të plagosur rëndë.

Gjatë veprimeve në vendngjarje, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një motorsharrë, ndërsa po hetohet dinamika e plotë e sulmit dhe mënyra se si janë përdorur mjetet e sekuestruara.

Administratori u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Klevis Leka u arrestua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.