☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – CIA paralajmëron Rusinë të mos sulmojë vendet e NATO-s

– Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), John Ratcliffe ka paralajmëruar Rusinë të mos sulmojë vendet anëtare të NATO-s gjatë një vizite në Moskë, raportoi sot “Wall Street Journal” dhe “Politico”, duke cituar burime anonime.

Ratcliffe vizitoi të martën Moskën, por deri tani janë bërë të pakta detajet për përmbajtjen e bisedimeve të tij.

Sipas “Politico”, paralajmërimi i Ratcliffe lidhej me mundësinë e një përshkallëzimi të konfliktit në vendet lindore të NATO-s, veçanërisht në rajonin e Baltikut.

Ai i kërkoi gjithashtu Kremlinit të reduktojë mbështetjen ushtarake dhe financiare për Iranin.

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi vizitën e Ratcliffe gjatë një programi radiofonik, por mohoi që ajo të kishte lidhje me një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s apo me konfliktin në Iran. Sipas Trump, vizita ishte “pjesërisht rutinë”.

“Ne do të donim që lufta në Ukrainë të përfundonte”, tha Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi gjithashtu se Ratcliffe kishte udhëtuar në Moskë për bisedime me zyrtarë të shërbimeve ruse të sigurisë.

Peskov theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ishte takuar me Ratcliffe.

Kjo besohet të jetë vizita e parë e Ratcliffe në Moskë, që prej marrjes së drejtimit të CIA-s.

Vizita e fundit e njohur e një drejtori të CIA-s në Rusi ishte në vitin 2021, kur William Burns udhëtoi drejt Moskës dhe u takua me Putinin.

Burns u dërgua atje nga presidenti i atëhershëm amerikan Joe Biden në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, Putini nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.