☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.83 ▲3.89%
ARI 4,447 ▼2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,357 ▼ -3.11% ETH $2,069 ▼ -5.24% XRP $1.3723 ▼ -3.79% SOL $87.6100 ▼ -5.61%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Listës Serbe për Ligjin mbi Trepçën

Gjyklata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kerkesen e Listes Serbe per anulimin e ligjit per Trepcen  të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Pas vlerësimit që i ka bërë kërkesës së Listës Serbe, Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar edhe kërkesën për masë të përkohshme si të paaplikueshme.

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që të vazhdojnë procedurat dhe Ligji për Trepçën t’i procedohet Presidentit të Kosovës për nënshkrim, me çka do të mund të botohet edhe në gazetën zyrtare, si procedura të nevojshme për hyrjen ne fuqi.

“Gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kane paraqitur prova që Gjykata gjen se kërkesa e Listës Serbe është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese.”

“Prandaj, Gjykata deklaron që Ligji për Trepçën është në pajtueshmëri me Kushtetutën, përkatësisht është kushtetues.”

“Rrjedhimisht, Gjykata e konsideron të nevojshme t’ua tërheq vëmendjen të gjitha palëve të interesuara në faktin se të gjitha aktet ligjore dhe administrative që mund të jenë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Trepçën stopohen dhe nuk do të implementohen”, thuhet në aktvendimin e Kushtetueses.

Deputetët e Listës Serbe i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën.

Deputeti Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, kishte kerkuar se me miratimin e këtij ligji janë shkelur mjaft dispozita të Kushtetutës, si dhe Rregullorja e Kuvendit.

Sipas tij, me miratimin e Ligjit për Trepçën, nuk janë respektuar interesat vitale të bashkësisë serbe dhe se ligji nuk është shqyrtuar në Komisionin Parlamentar për Komunitete dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete.

Kjo, sipas Simiqit, paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës, në nenet të cilat kanë të bëjnë me bashkësitë pakicë dhe të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë. L

igji për Trepçën  ëshët miratuar nga Kuvendi i Kosovës në seancat e 7 dhe 8 tetorit, me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Ky Ligj qe miratuar me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, por pa praninë e deputetëve serbë në sallën e Kuvendit.

Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigandin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.