Kosova
Kuvendi mblidhet në 7 korrik, demarkacioni nuk është në rend dite
Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet në 7 korrik.
“Në rend dite në seancën e 7 korrikut, përsëri nuk do të jetë demarkacioni”, tha të hënën kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli, menjëherë pasi përfundoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
I pyetur nga gazetarët për veprimet e opozitës pas vënies se flamurit në kufi me Malin e Zi, Veseli tha se nuk është mirë t’i dëmtojmë raportet me fqinjë si Mali i Zi.
“Duhet t’i lënë folklorizmat që i dëmtojnë raportet tona ndër fqinjësore. Asnjë centimetër e vendit tonë nuk do të shkojë në ndonjë vend tjetër. Është mirë të ndalen gjëra të tilla dhe të mos luhet me emocione”, tha Veseli.