Politika

Kuvendi shkarkon Xhafën, Rama: I japim edhe pak kohë Presidentit

Gjatë mbledhjes në seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi ka votuar me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas dorëheqjes së tij rreh 1 javë më parë. Gjatë votimit ajo që ra në sy ishte fakti se edhe vetë Xhafaj ka votuar pro shkarkimit të tij si ministër.

Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së, ndërsa opozita sërish nuk ka marrë pjesë duke e bojkotuar.

Shkarkimi I Xhafess

“Sot votojmë shkarkimin e Fatmir Xhafës më pas do vendosim në qeveri mininistrin e brendshëm të refuzuar nga presidenti, natyrisht në postin e zv/ministrit dhe do i japim ca ditë kohë presidentit ta bluajë si cështje po edhe vetes për të hedhur hapin tjetër.” -tha Rama “Gjenerali nga sot do të drejtojë punët e brendshme, 7 ditët e pamjaftueshme që presidenti mori më tepruar për të konsoliduar bidjen se lleshi është njeriu i duhur që gjendet në vendin e duhur si përfaqësues i duhur i Republikës së Shqipërisë. “ përfundoi kryeministri fjalën e tij.

Duke iu referuar krisjes me Presidentin e Republikës, kryeministri Rama tha nga foltorja e Kuvendit se nëse ka vullnet e dëshirë krisja mund të ‘ngjitet’.
“Krisja në këtë rast nuk është personale as politike, krisja është kushtetuese. Dhe ne do bëjme cmos për ta ngjitur, uroj të gjejmë edhe nga Presidenti dëshirën për të mos e cuar në thyerje, sigurisht nuk është fundi i Botës, por mund ta shmangim. Në drejtësi nuk do të ishim para kësaj vështirësie sa artificiale edhe serioze, por fakti që mungon Gjykata Kushtetuese, fakti që punohet ditë e natë për ta bllokuar reformën në drejtësi, nuk është mungesë e pakapërcyeshme për ne. Duhet vetëm të kemi dëshirën për mirëkuptim dhe e kemi durimin për t’i dhënë zgjidhjen me mirëkuptim dhe e kemi vendosmërinë për të arritur qëllimin, është faza e ekzistencës, dhe e kemi. Në këto të treja mungesa e përkohshme e GJykatës Kushtetuese është e kapërcyeshme nëse Presidentit nuk do i mungojë dëshira për mirëkuptim kjo krisje fshihet për pak kohë. Do vijojmë të komunikojmë me Presidentin në ditët në vijim.” U shpreh Rama

“Shefi i kabinetit të presidentit paska hedhur me SMS dorashkën presidenciale për t’iu drejtuar grupit tonë parlamentar me dyer të mbyllura për të rrëfyer arsyen e vërtetë të dekretimit që mos o zot mosqoftë ajo që unë dëgjoj, mirë së të vijë z.President dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura apo të hapura, vetëm me ne apo me gjysmën e familjes sonë politike këtu në parlament gjithçka që e ka mbajtur përbrenda me shumë gjasë pa arritur as të ma thotë mua në sy. Gjithçka mund ta përballoj, po një president qesharak per vendin tim nuk e përballoj dot . Koha më ka mësuar të mos e them fjalën e fundit, dhe të mos e bëj lëvizjen e radhës.”- vijoi ndër të tjera kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button