Kronika

Laiciteti në shkolla, shkrimtarja hap debat: Të mbahet Referendum popullor

Futja e lëndëve fetare në shkollat në vend ka ngjallur jo pak debat në radhët e politikës , historianëve, por edhe shkrimtarëve.

Pas qëndrimit kritikues të historianit Moikom Zeqo se kjo ide ishte e nxituar nga ana e kryeministrit Edi Rama, shkrimtarja Flutura Açka propozon që kjo t`i lihet vetë shqiptarëve në  dorë.  Për këtë shkrimtarja propozon mbajtjen e një Referendumi popullor.

Postimi

“Nënshtrimi”-  rruga për nënshtrimin e shkollës. Lexojeni këtë libër të Michel Hoellebecq. Ai shpjegon se ç’do të ndodhë pas vitesh ‘eksperimentesh’ me laicitetin e shkollës. Në Perëndim kam vënë re se Kisha rri të Kisha, edhe Xhamia rri te Xhamia. Vetëm këtu, në kaosin tonë shteti do të thotë Kishë dhe Xhami dhe anasjelltas. Në një vend ku avionët me drogë bien në mes fushash, si mund të kontrollosh literaturën fetare të hyjë në shkolla? Jam e sigurt që eshtrat dhe hija e ideatorëve të vërtetë të Laicizmit të Shtetit dhe Shkollës Shqiptare, rrëqethen kur dëgjojnë si I ngatërrojnë dhe I fusin në një godinë shqiptarët dhe politika sot Fenë dhe Shkencën. Ata janë të ndara, pa e fyer dhe denigruar njëra tjetrën, të paktën në shkolla, duhet të mbeten të tilla. Meqenëse referendumet shihen si mjet të vendimit të popullit, e mira e do që në këtë pikë, politika t’i drejtohet popullit për të vendosur për Laicitetin e Shkollës, ndryshe pas njëzet, tridhjetë vitesh, demi (nëse do të jetë I tillë), do të jetë I pariparueshëm!

“Epo, dhe për arsimin do të jetë pak a shumë e njëjta gjë. Shkolla republikane, do të mbete siç është, e hapur për të gjithë – por më shkurtimin e fondeve, buxheti I shtetit për arsimin, do të ndahet të paktën në tri pjesë, dhe këtë herë, profesorët nuk kane nga t’ia mbajnë, në kushtet aktuale të ekonomisë, çdo shkurtim buxheti duhet të marrë një miratim të gjerë.

Pastaj, paralelisht, do të ngrihet një rrjet shkollat private fetare, me diploma që njihen nga shteti -të cilat mund të marrin vetëfinancime private. Sigurisht, shumë shpejt shkolla publike do të kthehet në një shkollë të dorës së dytë dhe të gjithë prindërit qe shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre, do t’i regjistrojnë ata në shkolla fetare. Dhe për enveristin do të ndodhë e njëjta gjë…”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button