🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.24 ▼0.8%
ARI 4,215 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,920 ▼ -2.48% ETH $1,711 ▼ -2.27% XRP $1.1466 ▼ -3.44% SOL $69.6700 ▼ -3.32%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.24 ▼0.8 % ARI 4,215 ▼0.73 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.24 ▼0.8 % ARI 4,215 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
19 Jun 2026
Breaking
Kronika

Lajm i mirë për shoferët kosovarë e maqedonas që udhëtojnë shpesh në Shqipëri

Dhe pse në fuqi prej më pak se një viti me rregullimet e fundit që u bënë, në parlament janë propozuar sërish ndryshime të Kodit Rrugor Shqiptar.

Sipas materialit të siguruar nga Report Tv këtë herë është propozuar ndryshimi në Kod në lidhje me penalitetet që aplikohen për drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vëndin tonë si dhe heqia e kompentecave për rikthimin e këtyre patentave nga institucioni i prefektit.

Përaktësisht propozohet ndryshime në nenin 127 që prekin pezullimin e lejes së drejtimit. Propozuesi i këti ndryshimi në Kod rezulton se është deputeti socialist Pjerin Ndreu, ndërsa ende s’ka një datë se kur do të kalojë për votim në parlament.

Por çfarë parashikohet të ndryshojë?

Report Tv është interesuar pranë strukturave të policisë rrugore ku rezulton se ky ndryshim bëhet për t’i krijuar lehtësira pushuesve nga Kosova, Maqedonia dhe më pas turistëve të tjerë të cilët ndëshkohen për shkelje rrugore në Shqipëri. Aktualisht pas çdo ndëshkimi atyre u hiqet patenta njësoj si shoferëve shqiptarë dhe është institucioni i prefektit që ka tagrin e kthimit.

Ndërsa me ndryshimin e propozuar kërkohet që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në kod për shkeljen e konstatuar të paguhet gjoba, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.

Janë këto dy ndryshimet e propozuara: 3/1. Kundër masës së pezullimit të lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 ditevë në vijim. Kur ankesa gjykohet e drejtë, të interesuarit i kthehet lejedrejtimi.

3/2. Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të policise që ka tërhequr lejedrejtimin dhe për lejedrejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, pezullimi i parashikuar në dispozitat e ketij neni konvertohet në pagesën e një shume që është sa dyjishi i masës administrative maksimale të parashikuar për dispoziten e shkelur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.