Te ndryshme

“Lë gjithçka për të xhiruar botën”

Patrick Pichette, zëvendës president dhe përgjegjës për financat i kompanisë Google, vendos të ndryshojë jetë: lërë gjithçka për të udhëtuar nëpër botë së bashku me gruan Tamar.

150311074903-patrick-pichette-google-retire-780x439Ideja i bluante në kokë që në ditët e para të shtatorit, kur me gruan e tij vendosën të ngjisnin Kilimanxharon. Një pamje fantastike, e gjithë bota nën këmbët e tua.

Ajo ditë la gjurmë, po ashtu dhe fjalët e gruas së tij Tamar : “Përse nuk e vazhdojmë këtë gjë ? Eksplorojmë Afrikën më pas vazhdojmë më nga lindja, shkojmë në Indi. Mund të ikim në Bali, në Antarktidë. Po, ikim shohim Antarktidën.”

Patrick u përgjigj : ”Do të më pëlqente, por duhet të kthehemi. Nuk është akoma momenti i duhur, kam shumë gjëra për të bërë në Google, është karriera ime, shumë njerëz varen nga unë.”

Me t’u kthyer në zyrë pas pushimeve kuptoi se nuk kishte më një motiv të vlefshëm për të qëndruar dhe për më tepër për të mos ia plotësuar dëshirën bashkëshortes. Vendosi të linte Google-in, për të shijuar bashkë me Tamar një jetë tjetër, të mbushur me emocione e lumturi.

“Kam rreth 25-30 vite non stop që vetëm punoj, rreth 1500 javë frenetike. Gjithnjë në dispozicion edhe kur nuk duhej të isha. Tashmë fëmijët janë të rritur. Për më tepër, unë dhe Tamar festojmë 25 vite së bashku. Kemi kaluar shumë gjëra të mrekullueshme bashkë, por dua dhe të tjera. Tamar meriton më shumë, shumë më shumë.”, thotë Patrick Pichette.

7542946

“Për fat të mirë jam në një fazë të jetës time ku nuk e kam të detyrueshme të zgjedh midis familjes, punës apo karrierës. Dhe për këtë, jam vërtet mirënjohës. Carpe diem.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button