Politika

Leskaj: Prania e opozitës në parlament i shërben reformave të qëndrueshme

2001-Deputetja-e-PS-se-Valentina-Leskaj-ARKIVE1Kryetarja e Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Europës (KiE), Valentina Leskaj, në fjalën e mbajtur të enjten në mbrëmje në debatin që po zhvillohet në Asamblenë Parlamentare për Raportin për Shqipërinë, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në procesin e avancimit të reformave dhe sidomos në zbatimin e tyre.
Në fjalën e saj, kryetarja e Delegacionit Shqiptar tha se pas zgjedhjeve të vitit 2013, funksionimi i parlamentit është përmirësuar dukshëm duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse dhe transparente, ndërkohë që qeveria aktuale ka nisur disa reforma themelore, të cilat janë prioritete kombëtare, si reforma territoriale, reforma në gjyqësor, si dhe reformat antikorrupsion.
Leskaj në fjalën e saj theksoi se bojkoti i opozitës në parlament nuk mund të jetë një zgjidhje, për vendin. “Ne jemi të hapur që të diskutojmë në Parlament për çdo zgjidhje, ndërsa kemi dënuar dhe jemi distancuar nga çdo lloj forme dhune, qoftë verbale apo fizike. Ne nuk e kërkojmë opozitën për votat e saj, por e kërkojmë që reformat të jenë të qëndrueshme dhe që të gjithë shqiptarët të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament”, theksoi deputetja Leskaj në fjalën e mbajtur para Asamblesë Parlamentare të KiE-së.
Duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit, deputetja Leskaj vuri në dukje se janë ndërmarrë hapa pozitivë të cilët janë përmendur në disa raporte ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria po përforcon kuadrin ligjor dhe institucional kundër këtij fenomeni. Në këtë drejtim, tha ajo, është caktuar koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, si dhe janë vendosur pika kyçe koordinimi; është përforcuar kooperimi midis institucioneve ligjzbatuese, ndërsa janë shtuar në masën 54 për qind rastet e akteve korruptive të raportuara në prokurori.
Sa i përket Gjyqësorit, vijoi Leskaj Shqipëria ka treguar se i është përmbajtur zotimit të saj për të reformuar këtë sistem, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionializmin e sistemit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button