Kosova

Letonia do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministria e Mbrojtjes së Letonisë do ta ndihmojë Ministrinë e Sigurisë së Kosovës dhe FSK-në në aspektin e procesit të transformimit, si dhe në aspektin afatgjatë të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Këtë përkrahje e ka marrë ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë qëndrimit në Letoni, ku me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së këtij vendi, ministri Demolli i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë për Politikadhe Plane, Faruk Geci, si dhe atasheu i ushtarak i Kosovës në Belgjikë, kolonel Ahmet Ajeti po qëndrojnë në konferencën e 10 të sigurisë “Konferenca e Rigës” (Riga Confrence).

Gjatë ditës së djeshme, ministri Demolli me bashkëpunëtor ka pasur takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Raimonds Bergmanis, me të cilin ka
diskutuar për mbështetjen e më tejme të Letonisë me këshilltarë në kuadër tëEkipit Këshillues të NATO-s, por edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar më herët në mes të dy ministrive përkatëse.

Me këtë rast është kërkuar që grupet e punës të krijojnë një plan konkret të bashkëpunimit, me ato aktivitete që do mund të nënshkruhen në vizitën e radhës të Ministrit të Mbrojtjes së Letonisë në Kosovë, me qëllim që ky plan bashkëpunimi të realizohet gjatë vitit 2016.

Po ashtu, ministri Bergmanis u angazhua që Ministria e Mbrojtjes së Letonisë të ndihmojë MFSK-në dhe FSK-në në aspektin e procesit të transformimit, sidomos në aspektin e funksionalizimit të strukturës së ardhshme të Ministrisë dhe Forcës, si dhe në aspektin afatgjatë të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Sipas një komunikate të MFSK-së, në sesionet e rregullta të konferencës është duke u diskutuar për çështje të rëndësishme si: ngritja gjeo-ekonomike, NATO në mbrojtjen e stabilitetit global, QUO VADIS Rusi në shekullin 21, përgjigja në gjeneratën e re të luftës, e ardhmja evropiane dhe çështje tjera.

Në këtë konferencë po marrin pjesë Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes se Letonisë, Kryeministri i Ukrainës, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, ambasador të vendeve tëndryshme, ushtarak dhe ekspert të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button