Ekonomia

Tregtia me Greqinë zë 6.1 % të vëllimit të përgjithshëm

Shkëmbimet tregtare me Greqinë në periudhën janar-shtator të 2015-ës zunë 6.1 % të totalit të gjithë tregtisë.

Pas tkurrjes që solli kriza greke në tregtinë me vendeve gjatë vitit 2014 vihet re sërish një ulje e lehtë e shkëmbimeve tregtare me vendin fqinj edhe përgjatë 9-mujorit të parë të vitit 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-shtator 2015 arritën në rreth 32.410 milionë lekë, kur një vit më parë (2014) u importuan 39.261 milionë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘ushqim pije dhe duhan’ në vlerën 10.051 milionë lekë i ndjekur nga grupi ‘minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 5.311 milionë lekë dhe nga grupi “produkte kimike dhe plastike”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 5.280 milionë lekëve.

Ndërsa eksportet drejt Greqisë për këtë periudhë kanë shënuar një rritje të lehtë. Referuar të dhënave eksportet shqiptare drejt Greqisë llogariten në vlerën e 6.833 milionë lekëve. Në vitin 2014 në periudhën janar-shtator, eksportet nga Greqia llogariteshin 6.727 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button