Lëvizje në postet e larta të Policisë së Shtetit
Lëvizje në postet drejtuese të Policisë së Shtetit. Alban Çela, nga drejtor i policisë së Lezhës është transferuar drejtor në Shkodër.
Ndërkohë, Dritan Lena, i cili mbante detyrën e shefit të krimeve në komisariatin e policisë numër 4 në Tiranë, pasi ka fituar gradën “drejtues” me vendim nga gjykata, është emëruar drejtor në qarkun e Lezhës.
Po ashtu, Lorenc Paganika mësohet se është emëruar shef i departamentit juridik në Akademinë e Sigurisë, ndërsa transferimet vijnë në kuadër të riorganizimit të punës së uniformave blu.
Burime nga këto të fundit thonë se lëvizje pritet të ketë edhe në ditët në vijim në disa drejtori të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.