Zgjedhjet lokale 2015

Lezhë- Frrokaj: Do të zgjidhim problemet e zonave rurale

Do t’i japin fund përmbytjeteve në tokat bujqësore dhe së bashku do të zgjidhim mjaft probleme që kanë zonat rurale. Ky ka qënë premtimi i kandidatit të djathtë për bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj gjatë bashkëbisedimit me banorët e lagjes Mylte në zonën e Rrilës.

Për të realizuar programin e tij, Frrokaj ka bërë të ditur se do të përzgjedhë një staf i cili do të jetë tërësisht në shërbim të komunitetit.

Takimet me banorët, kandidati i Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet në bashkinë Lezhë Fran Frrokaj, i ka vijuar në fshatin Tale 2, ku ka deklaruar se do jetë i pranishëm në çdo zonë dhe çdo banor do të jetë një prej drejtuesve të bashkisë, pasi sipas tij njësia vendore u takon qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button