Kronika

Lezhë, stalla përfshihet nga flakët, digjen 14 lopë

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Lezhë. Zjarri ka djegur 14 lope, dy viça dhe 60 derra. policia bën me dije se në stallën e bagëtive ka pasur edhe 400 dengje me bar. Stalla e përfshirë nga flakët ishte në pronësi të shtetasit Prend Zefi.

ZjarrfikeseNjë ditë më parë një tjetër fermë u përfshi nga flakët në fshatin Torrovicë të Lezhës. Si pasojë e flakëve që përfshinë stallën në pronësi të Preng Jakut, kanë ngordhur 15 lopë. Burime nga policia e Lezhës, bënë me dije se pas këqyrjes dhe mbledhjes së provave hetimore, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Ndërkaq, dëmet e shkaktuara nga zjarri kanë qenë të konsiderueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button