Politika

LIBRA: PS-LSI, grusht shteti për sabotimin e zgjedhjeve

Lëvizja LIBRA ka reaguar ashpër pas kërkesës së PS-LSI për shtyjrn e afatit të regjistrimit të koalicioneve në pag të zgjedhjebe të 18 qershorit.

Përmes një deklarate, LIBRA e ka cilësuar këtë lëvizje si antiligjore dhe sabotuese për shkak të frikës nga drejtësia.

“Dy partitë që qeverisin prej katër vitesh i kane kërkuar sot KQZ të ndryshojë afatet e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore. LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cenon standartet zgjedhore pa nisur zgjedhjet, – thuhet në një deklaratë për shtyp. – Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin. Kjo kërkesë antiligjore, e cila i fut zgjedhjet në një rrugë të panjohur, nuk mund të ketë asnjë efekt, pasi KQZ nuk e ka tagrin të shtyjë një afat të përcaktuar në mënyrë të qartë nga Kodi Zgjedhor i Republikës, i miratuar me 3/5 e Parlamentit”.

LIBRA e denoncon këtë tentativë, e cila sipas saj nuk bëhet për të përmirësuar standartet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po saboton zgjedhjet me marrëveshje.

“Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia, – vijon reagimi i LIBRA-s. – Ne do bëjmë gjithçka që zgjedhjet të zhbllokohen, që shqiptarët të kenë një President të mbështetur nga populli, që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin të lirë duke rrëzuar kastën e tre partive të vjetra, të cilat nuk kanë aftësi t’i afrojnë vendit stabilitet dhe progres”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button