☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.69 ▲0.84%
ARI 4,779 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,765 ▲ +0.69% ETH $2,193 ▲ +0.41% XRP $1.3401 ▲ +0.38% SOL $83.4000 ▲ +1.08%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.69 ▲0.84 % ARI 4,779 ▼0.8 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.69 ▲0.84 % ARI 4,779 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Liderët botërorë në Brisbejn në kuadër të samitit të G20-s

SAMITI-BRISBEJN-300x200Liderët botërorë do të mblidhen sot në kuadër të zhvillimit të samitit të G20-s që do të mbahet në qytetin e Kuinslendit, në Brisbejn.

Samiti dyditor, ku do të marrin pjesë mes të tjerësh edhe liderët e SHBA-Së, Kinës dhe Rusisë, do të përqendrohet në promovimin e rritjes ekonomike.

Kryeministri australian Tony Abbott deklaroi se një temë që duhet diskutuar është ajo e krijimit të vendeve të reja të punës, identifikimi i mashtrimit me taksat dhe përforcimi i ekonomisë globale.

”Sfida për liderët e G20-ës është e qartë, nxitja e rritjes ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe forcimi i qetësisë financiare. Ne duhet të nxisim kërkesën për të shmangur deflacionin që kërcënon ekonomitë më të mëdha të Evropës”, shtoi Abbott.

Tensionet me Rusinë mbi çështjen e Ukrainës pritet të jenë gjithashtu pjesë e bisedimeve, ndërkohë që aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë edhe trajtimin e ndryshimit të klimës.

”Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti në Brisbejn  ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s”, theksoi një gazetar, ndërkohë që Moska është bërë objekt i kritikave në rritje për rolin e saj në krizën ukrainase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.