Bota

Liderët e 51 shteteve evropiane dhe aziatike dënojnë sulmet makabre në Francë

Liderët dhe përfaqësuesit e 51 shteteve aziatike dhe evropiane në takimin e sotëm në Mongoli dënuan në një deklaratë të përbashkët sulmin e fundit terrorist me bazë urrejtjen që goditi kontinentin euroaziatik, i regjistruar dje në mbrëmje në Nisë.

“Ne vëmë theksin në një dënim të rreptë dhe të qartë kundër terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij, cilido qofshin autorët, motivet apo zonat e shënjestruara”, citohej në këtë deklaratë, të publikuar me rastin e samitit të 11-të Evropë-Azi (Asem).

Ky takim me një pjesëmarrje të gjërë nisi vetëm disa orë pas sulmit që shkaktoi më shumë se 84 të vdekur në juglindje të Francës, ku u përfshi në fokus të bisedimeve lufta kundër terrorizmit.

“Pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë dhe në Azi, ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste me bazë urrejtjen dhe neverinë, që çuan në humbjen e jetëve të pafajshme”, vijonte deklarata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button