☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,164 ▼ -0.25% ETH $2,439 ▲ +0.34% XRP $1.5076 ▲ +1.37% SOL $95.1000 ▲ +0.8%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Opinion

Lidhja e Zelenskit me Boboshticen, që e fut Shqipërinë në konfliktin global

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se Zelenski, Presidenti Ukrainës është më origjine shqiptare jo vetëm sqaron me mire rrënjët e konfliktit, por shton edhe shanse per zgjidhje

Njoftimi më i fundit i bazuar sigurisht në studime, është se gjyshja e Presidentit të Ukrainës Sofie Nushi, matriarkja shqiptare duket se me shumë se ka thurur çorape të ngrohta, ka endur pëlhurën gjenetike të dora vete Zelenskit. E thënë ndryshe Boboshtica, vendlindja e saj, fshati në juglindje të Shqipërisë, përveç manave dhe raki e se manit do të njihet në historinë moderne si vendi ku u hodhen farave e rezistencës ukrainase. Aty ka kaluar rinine njëra prej gjysheve të Zelenskit.

Por drama vetëm sa ka nisur! Nga ana tjetër vetë lideri i Rusisë, Putin, mund t’i detyrojë linjat e tij të gjakut një shqiptareje me emrin Drane Ivanaj nga Tuzi. Nëna e tij, Maria Ivanova, mund të ketë qenë duke i kënduar ninulla shqiptare Vladit të vogël duke i ngjizur edhe dashurine për tokat shumë përtej stepave të Rusisë.
Në një anë kemi Teto Sofine në anën tjetër kemi loke Dranen.

Kështu, ndërsa tanket lëvizi, avionë fluturojne dhe diplomatët vrapojnë, pyetja pse nisi kjo luftë në kontinentitn tone merr një përgjigje të thjesht: si thotë turku thjesht “arnaut inat”
Ndoshta për t’I dhënë fund luftës nuk duhet pritur rikthim Ili Trump në Shtëpinë e Bardhë por mjafton një ndërmjetësim tipik shqiptar, me kafe e raki, me besë e me burra zakoni.

Në driten e këtij lajmi është qartë se kur Kryeministri Rama (kur drejtionte OSBE-ne) nuk luajti bllofin kur tha se do të pajtonte Rusine me Ukrainën.

Në fakt ka kohë që shkencetaret cdo ngjarje globale e shpjegojne me një rrenje shqiptare. Nga rënia e perandorive te gara e superfuqive në hapësirë, mjafton vetëm të gërvishtesh fare pak për të zbuluar një fshatar nga Kruja apo Korça, Kukësi, apo Kavaja, apo Konospoli.

Ky lajm për fshatin e vogël shqiptar që ne e quajmë Tokë na jep një mësim të madh:
Sa herë ka një konflikt, apo luftë zgjidhja nuk duhet kërkuar te yjet në Kremlin apo në Uashington, por ndoshta te ADN-ja shqiptare që si paralelet dhe meridianet pershkron globin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.