Politika

Ligji i medias/ Rama: Në 20 shtete fyerja dhe shpifja vepër penale që dënohet me burg

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se “këtu jemi përballë një turme që nuk denjon të lexojë dhe thotë hapur nuk na intereson çfarë shkruhet në ligj, ne nuk duam ligj, sepse çdo ligj cenon lirinë tonë. Sipas një raporti të OSBE 2017 në 3/4, pra në 42 shtete nga 57 që janë anëtare të OSBE, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Nga analiza e thellë që është bërë për të bërë këtë ligjin, 28 teksteve legjislative të Bashkimit Europian rezulton se aktualisht ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes”.

Në fjalën e tij në kuadër të diskutimeve për projektligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” Kryeministri Rama tha se “së pari, 20 shtete Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Greqia , Hungaria, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Spanja, Suedia, Italia, Letonia Letuania, Luksemburgu dhe Holanda parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale që dënohet me burg”.

Së dyti, vijoi Rama, pesë shtete Qipro, Iralnda, Anglia, Rumania dhe Estonia nuk e parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale, por e rregullojnë me pasojat e tyre në legjislacionin e tyre.

“Anglia zbaton gjobën më të lartë të vendeve anëtare të Këshillit të Europës që shkon në 200 mijë stërlina”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “së treti tre shtete Bullgaria, Kroacia dhe Franca e konsiderojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale dhe dënim vetëm me gjobë dhe jo me burgim si sanksion për këto vepra penale”.

“Legjislacioni absolutisht më i ashpër ndaj fyerjes dhe shpifjes në BE është legjislacioni i Republikës Federale të Gjermanisë. Kodi penal i Gjermanisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen dhe rastësisht është vendi ku ka më pak shpifje dhe më pak fyerje. Përgjegjësia civile për shpifjen dhe fyerjen rregullohen sipas modelit të vendeve që kanë një ligj të veçantë që nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe dhe Irlanda, ndërkohë që shtete si Kroacia, Austria dhe Luksemburgu kanë miratuar ligje të përgjithshme që kanë parashikime serioze për fyerjen dhe shpifjen”,- nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “në tetor të 2018 për shkak të rritjes së ndikimit të rrjeteve sociale në aspektin social, kulturor dhe ekonomik dhe politik të vendeve anëtare të BE-së, direktiva e BE-së është për afruar plotësisht në Republikën e Shqipërisë dhe ligjin përkatës për mediet audiovizuale dhe është rishikuar dhe përditësuar rregullimi i ligjeve”.

“Parlamenti francez ka miratuar një ligj kundër lajmeve të rreme është ligj që mban emrin e Presidentit të Francës, që krijon rregulla të reja tejet të ashpra për t’i dhënë autoriteteve fuqi për të hequr përmbajtjen e rreme të përhapur përmes medieve sociale madje për të bllokuar aksesin e vendeve që e publikojnë atë, si dhe për zbatuar me transparencë përmbajtjen e sponsorizuar deri në 5 muaj para periudhës zgjedhore një disiplinë super strikte”,- shtoi Rama.

Sipas tij, në SHBA byroja federale e hetimit ndërhyn pa vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo lloj website dhe përmbajtje që konsiderohet cenuese, në shumë aspekte.

“Në Gjermani është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit ekzistues në rrjetet sociale. Ligji gjerman është sot përpjekja më e suksesshme për të shuar përmbajtjen potencialisht të dëmshme në internet”, tha Rama.

Më tej Kryeministri theksoi se “vijmë tek gjithë kjo punë e bërë për të analizuar shtetet e BE-së, i gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve ndeshi qysh në fillim pengesën nga përfaqësuesve të BE-së, OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, në formën e një fjalie mos iu referohuni këtyre shteteve se i kanë ligjet shumë të ashpra nuk janë këto shembulli që duhet të ndiqni”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button