☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,520 ▼1.32%
DOW 45,619 ▼0.87%
NASDAQ 21,690 ▼1.81%
NAFTA 97.55 ▲2.09%
ARI 4,564 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,567 ▼ -0.14% ETH $2,120 ▲ +0.1% XRP $1.4303 ▼ -0.2% SOL $88.3600 ▲ +0.57%
S&P 500 6,520 ▼1.32 % DOW 45,619 ▼0.87 % NASDAQ 21,690 ▼1.81 % NAFTA 97.55 ▲2.09 % ARI 4,564 ▼0.92 % S&P 500 6,520 ▼1.32 % DOW 45,619 ▼0.87 % NASDAQ 21,690 ▼1.81 % NAFTA 97.55 ▲2.09 % ARI 4,564 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Ligji për dekriminalizimin – Eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan sot në Tiranë

aaEurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan mbërrijnë të hënën në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar.

Dy eurodeputetët, e angazhuar maksimalisht në cështjen e ligjit të dekriminalizimit, do të takohen me drejtues të grupeve parlamentare të partive politike dhe zyrtarë të tjerë. Burime nga Kuvendi bene te ditur sot per ATSH-ne se rreth ores 16:00 zyrtaret e Parlamentit Europian do te dalin ne nje konference per shtyp, me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Ligji ne fjale synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal. Ligji për dekriminalizimin u miratua në seancën e fundit të vitit 2015 dhe aktualisht po punohet për aktet nenligjore të tij.

Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithe vitit të kaluar faktori ndërkombëtar këmbënguli fort në miratimin sa më shpejt të ligjit, gje qe u kurorëzua me 17 dhjetor 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.