Ekonomia

Liqeni i Ohrit- Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare

Në Pogradec u zhvillua të hënën takimi i tretë ndërkufitar në kudër të projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare dhe zbatohet nga UNESCO. Synimi i projektit është të përfshijë pjesën shqiptare të mbetur të rajonit të Liqenit të Ohrit (1/3) në këtë trashëgimi të mbrojtur nga UNESCO, ndërkohë që dy të tretat e Liqenit të Ohrit që ndodhet në pjesën e Maqedonisë, është listuar si trashëgimi Natyrore dhe Kulturore Botërore që nga 1979.

Takimi i sotëm u fokusua në diskutimet rreth përforcimit të ruajtjes dhe garantimit të një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Liqenit të Ohrit përmes menaxhimit efektiv nga të dyja palët.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga ministria e Mjedisit dhe ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë, përfaqësues nga Agjencitë e Zonave të Mbrojtura të dy vendeve, përfaqësues lokalë të qeverive rreth zonës së liqenit, përfaqësues nga bordet këshillimore (ICOMOS dhe IUCN) si dhe përfaqësues nga UNESCO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button