Lista e dëshirave të Kievit për armë amerikane
Qeveria amerikane duket se po mendon seriozisht për furnizimin me armë të Ukrainës. Vendi ka nevoja të mëdha për armatime.
Kur Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të qëndrojë të enjten (05.02) në Kiev, Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do ta presë atë shumë të ngrohtë. Disa ditë para vizitës media amerikane njoftoi se qeveria amerikane duket se po mendon seriozisht për furnizime me armë në Ukrainë. Një Këshilltar i Sigurimit i presidentit amerikan Barak Obama, i fashiti megjithatë në një intervistë për CNN pritjet e Kievit: një vendim as nuk është marrë dhe as nuk është gati të merret. E megjithatë lajmet nga SHBA kanë shkaktuar një lloj optimizimi në Ukrainë.
Armët si shoqëruese të diplomacisë
Anatoli Hryzenko gëzohet për furnizimet e mundshme me armë nga Shtetet e Bashkuara. “Nëse merret një vendim i tillë ky megjithatë merret me shumë muaj vonesë,” tha politikani ukrainas, që ishte ministër i Mbrojtjes në mes viteve 2005 dhe 2007, në bisedë me DW. Vendi i tij ka nevojë për ndihmë që nga aneksimi rus i gadishullit të Krimesë rreth një vit më parë.
“Nuk ka zgjidhje thjesht ushtarake, dhe as një zgjidhje thjesht diplomatike”, mendon Hryzenko për situatën aktuale në Ukrainë lindore. Diplomacia do të jetë e suksesshme vetëm nëse ajo shoqërohet “nga një sukses në pengimin ushtarak të Rusisë dhe prandaj, Ukraina ka nevojë për armë” – thotë ai.
Ngjashëm mendon dhe Dmytro Tymtschuk, ekspert ushtarak dhe anëtar i parlamentit në koalicionitnqeverisës. “Ukraina deklarohet zyrtarisht si një viktimë e agresionit nga jashtë,” tha ai për DW. “Kjo ka hapur mundësitë politike për të zgjeruar ndihmën ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.” Parlamenti e klasifikoi në fund të janarit Rusinë si “shtet agresor”.
Arsenal i vjetër stoqesh sovjetike
Ukraina ka muaj të po i kërkon perëndimit dhe në radhë të parë SHBA-së ndihma ushtarake. Vendi duhet të ketë nevoja të mëdha, sepse ajo vërtet trashëgoi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik një arsenal të madh armësh, por shumicën e shiti jashtë vendit. Paratë nga shitjet nuk u investuan në teknikë të re, dhe sot ushtria ukrainase lufton me armë të viteve 70-80-të. Kurse ushtria ruse është modernizuar në mënyrë konsekuente.
Ukraina e akuzon Rusinë se i furnizon separatistët me armë. Edhe NATO thotë se në Lindje të Ukrainës hyjnë tanke të rëndë dhe raketa. Kievi nuk e ka bërë publike listët e dëshirave për armë nga SHBA-ja. Por ekspertë si Hryzenko janë të hapur: “Ne kemi nevojë kryesisht për avionë pa pilotë – jo vetëm për mbikëqyrje, por edhe për goditur me shumë precizion”, thotë ish-ministëri i Mbrojtjes. “Kjo do të ndihmonte për parandalimin e vdekjeve në mesin e popullatës civile.” Përveç kësaj, ushtrisë ukrainase i nevojiten pajisje për forcat speciale dhe pushkë të kalibrit të madh për snajperët, thotë Hryzenko.
Të paktën, kjo kërkesë mund të përmbusht shpejt. Në dhjetor, Ukraina ka nënshkruar një kontratë furnizimi me prodhuesin e armëve në SHBA Barrett Firearms, i cili është i specializuar për pushkë snajper të kalibrit të madh. “Pjesën tjetër e kemi,” thotë Hryzenko dhe me sa duket mendon autoblindat dhe tanket e prodhuara që nga koha sovjetike në Kharkiv të Ukrainës.
Provokim për Moskën?
Në Gjermani lajmet nga SHBA-ja për furnizime të mundshme me armë për Ukrainën u pritën me refuzim. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër tyre. Dhe shumë ekspertë, si Wolfgang Zellner nga Instituti për Hulumtime të Paqes dhe Politikat e Sigurisë në Universitetin e Hamburgut (IFSH) janë kundër tyre. “Unë mendoj se kjo është e gabuar, sepse rreziku është i madh që furnizime me armë për forcat e armatosura të Ukrainës të shkaktojnë një garë armatimesh dhe përfshirje pothuajse të drejtpërdrejt në këtë luftë,” tha Zellner për DW-në. Sipas tij furnizime të tilla do të ishin një dhuratë dhe për propagandën ruse.
Ekspertë të tjerë paralajmërojnë se shitjet e armëve perëndimore do ta provokonjnë Rusinë për një luftë më të madhe me vendin fqinj.
Anatoli Hryzenko kundërshton. Apeli perëndimor për të mos e provokuar Rusinë ushtarakisht, i ka kushtuar Ukrainës Krimenë dhe pjesë të mëdha të Ukrainës lindore. Politikanët perëndimorë dhe ekspertët duhet ta kuptojnë se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk pret provokacion,” thotë Hryzenko: “Ai shkon vetëm aq larg, sa e lejojnë ushtria ukrainase dhe komuniteti ndërkombëtar.” Politikani ukrainas beson se një vendim i Shteteve të Bashkuara pro furnizimeve me armë për Ukrainën do të “luajë një rol pozitiv” dhe do ta bëjë shefin e Kremlinit të mendohet.