🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.89 ▲0.02%
ARI 4,785 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,222 ▲ +1.42% ETH $2,222 ▲ +1.81% XRP $1.3426 ▲ +1.08% SOL $83.6800 ▲ +1.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.89 ▲0.02 % ARI 4,785 ▼0.69 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.89 ▲0.02 % ARI 4,785 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Lista e zezë”, Lame: Asnjë leje të re për ndërtuesit që nuk kanë legalizuar pallatet

Asnjë subjekt ndërtimi që nuk ka mbyllur procesin e legalizimit për pallatet që ka ndërtuar më parë nuk do të pajiset me leje të re ndërtimi. Kështu u shpreh kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame, i cili tha se bashkive, drejtorive të tatimeve, sipas përkatësisë, do tu çohet “lista e zezë”.
“Në rastet kur subjektet ndërtues nuk tregojnë interes, puna e ALUIZNI është më e madhe në krahasim me numrin e punonjësve që ka. Janë të shumta subjektet që vazhdojnë të luajnë si macja me miun duke na sjellë vërdallë si institucion dhe qytetarët. Shohim që një pjesë e këtyre subjekteve të paraqiten tashmë pranë bashkive përkatëse dhe të aplikojën sërish për leje ndërtimi për të marrë më qafë të tjerë pronarë tokash e qytetarë. Ne do nisim t’u përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve duke u kërkuar që këto shoqëri e persona të mos pajisen më me leje të reja ndërtimi pa shlyer detyrimet e pa mbyllur procesin e legalizimit për objekte të ndërtuara prej tyre. 341 objekte ose persona, që po sot do i përcillen zyrtarisht bashkisë Tiranë dhe do ti kërkohet ajo që thashë. Asnjë leje ndërtimi e re për këto subjekte pa përmbyllur pallatet e ndërtuara prej tyre sot”, tha Lame.

Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për rreth 1200 objekte të evidentuara të këtij lloji, dhe vetëm këto muajt e parë të vitit janë legalizuar 102 pallate.

“Janë mbi 1200 objekte deri tani të evidentuar dhe në procedura me ne dhe janë 102 pallate të legalizuara deri më sot me 8181 banesa, 736 mijë m2 ndërtim. Është një shifër shumë e lartë, janë mbi 8 mijë familje që kanë legalizuar shtëpinë dhe dyqanet e tyre në këto pallate të braktisura vetëm brenda këtij viti. Vetëm në Tiranë janë 85 pallate të tjera që janë në procedurë e sipër. Në ragn republike gjysma e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje, që do të thotë që do të trokasin në dyert tona për t’u futur në procedurën e formalizimit të tyre”, tha Lame.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.