Lista Srpska braktis seancën e Kuvendit të Kosovës
Lista Srpska e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës pas takimit që pati me partitë e koalicionit me pretekstin se nuk janë plotësuar kushtet e tyre.
Kreu i kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, i pyetur nga gazetarët se cilat janë kushtet të cilat nuk janë plotësuar, ai tha “se të gjithë i dinë kushtet e tyre duke mos saktësuar për çka bëhet fjalë”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë duke debatuar ligjin për parandalimin e shtetasve kosovar në luftëra të huaja.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.